10.7 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Granatë dore në Prizren

granata e doresRreth orës 11:30 minuta, policia në Prizren ka gjetur një mjet eksplodues (granatë dore) në një deponi mbeturinash.

Ky mjet shpërthyes sipas hetimeve të policisë ka ardhur nga kamioni i cili mbledh mbeturinat, por që më parë në atë kamion ishte hedhur nga një grua e moshuar.

Njësiti kundër mjeteve eksplozive ka nisur me kontrollimin e vendit ku janë hedhur mbeturinat për ta gjetur dhe shkatërruar mjetin e rrezikshëm.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren bën apel tek të gjithë qytetarët të cilët bien në kontakt me mjete të rrezikshme luftarake që ato mos t’i prekin por ta informojnë policinë.

Më Shumë

Ylli fiton duelin verdhezi ndaj Pejës

Skuadra e Golden Eagle Yllit ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj GO+ Pejës me rezultat 81:62, në kuadër të ProCredit Superligës. Ndeshja ishte e baraspeshuar...

Konfiskohen pesë aparate të lojërave të fatit, mbyllet një lokal në Malishevë

Në Malishevë është mbyllur një lokal pas zbulimit të ushtrimit të veprimtarisë ilegale të lojërave të fatit. Drejtori i Inspektoratit Komunal, Jakup Gashi, bëri...

Lajmet e Fundit