8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Rrahmani: Do të vazhdojmë me luftimin e EHKK-së

012Sot në Malishevë, kanë qëndruar ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Imet Rrahmani, i shoqëruar edhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), Naser Ramadanin, të cilët janë pritur nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha. Qëllimi i kësaj vizite, ishte njoftimi i ndërsjellë i përgatitjeve për masat parandaluese kundër prekjes nga virusi i etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), e ku ministri premtoi përkrahje maksimale nga ana e ministrisë që drejton, në marrjen e t gjitha masave parandaluese kundër EHKK.

Fillimisht kryetari Begaj, pasi e falënderoi për vizitën ministrin Rrahmani, e njoftoi atë për punën që niveli lokal, është duke bërë në këtë drejtim, por kërkoi edhe përkrahje edhe më të madhe nga ana e ministrisë. “Jemi duke bërë gjithçka që kemi mundësi në këtë drejtim, sikur edhe institucionet tjera, duke filluar nga Këshilli ndërministror për EHKK, e deri tek të gjithë mantelbardhët, të cilët kanë dhënë maksimumin e tyre në luftimin e EHKK”, tha kryetari Begaj.

Ministri Rrahmani, tha se është informuar me punën e bërë në këtë drejtim deri më tani. “Shumë shpresoj se suksesi në luftimin dhe parandalimin e EHKK, do të jetë sikur vitin e kaluar ose edhe më mirë dhe unë sot jam këtu, që t’iu shpreh përkrahjen time për të gjithë që janë të angazhuar në këtë drejtim, për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë. Ne nuk guxojmë të vonohemi në zbatimin e strategjisë të hartuar nga këshilli ndërministror dhe gjithmonë duhet të jemi një hap para në realizimin e strategjisë. Po ashtu nuk do të ketë kursime në këtë fushë, pavarësisht vendimeve për zvogëlime në shpenzimeve, por kjo nuk do ta prekë luftimin e EHKK”, tha ministri Rrahmani.

Drejtori i IKSHP-së, z.Naser Ramadani, tha se puna do të vazhdoj me intensitet të njëjtë, por me plotësime të vogla në planin operacional.

“Spërkatja selektive, varësisht prej kushteve atmosferike dhe situatës që mund t krijohet, planifikohet të bëhet nga 15 maji, deri më 15 korrik”, tha drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani, ndërsa siguroi se në klinikën infektive nuk të do ketë mungesë të ribavirinës, për trajtimin e rasteve eventuale të infektuara me EHKK.

Ndërsa drejtori i drejtorisë komunale për Shëndetësi, z.Hajdin Berisha, e njfoti ministrin Rrahmani, me përpjekjet e drejtorisë dhe të komunës, në marrjen e masave parandaluese kundër EHKK, si dhe me trajtimin e personave të thumbuar nga rriqrat.

”Ne si pushtet lokal, i kemi të qarta detyrimet dhe kompetencat tona dhe jemi të gatshëm që brenda këtij muaji të fillojmë me fushatat tona të informimit për vetëdijesimin e qytetarëve, për kujdesin që të duhet të kenë, në raport me rriqrat dhe rrezikun nga infektimi me EHKK”, tha drejtori Berisha.

Në këtë takim, u bisedua edhe për epideminë e “tularemisë”, e që u bë e ditur se në Komunën e Malishevës, janë të regjistruara katër raste, ndërsa u bë thirrje për kujdes të shtuar dhe pastrim të puseve prej ku furnizohen me ujë për pije. Shfaqja e madhe e minjve dhe vërshimet e ditëve të fundit, kanë bërë minjtë, të dalin në sipërfaqe dhe të mbyten nga uji, e rrjedhimisht edhe të infektohen puset e ujit, prandaj dezinfektimi i puseve, është një nga masat parandaluese, në raport me tulareminë.

Më Shumë

Vedat Muriqi luan sot kundër liderit të La Ligë

Real Madridi do të luajë në udhëtim te Mallorca e Vedat Muriqit dhe do ta kërkojë vazhdimësinë e rezultateve pozitive në garën për titull...

Qethja e deleve në familjen e dëshmorit të UÇK-së, Pal Paluca (Foto)

Zyrtarët e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nw Prizren  kanë asistuar në qethjen e deleve në familjen e dëshmorit të UÇK-së, Pal...

Lajmet e Fundit