8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Gratë kërkojnë masa të shpejta kundër ngacmimeve seksuale në Prizren

Grupi joformal i grave dhe vajzave të Komunës së Prizrenit “FEMaktiv” nëpërmjet një komunikate shtypi kanë shprehur gatishmërinë që të bashkëpunojnë me organet e zbatimit të ligjit me qëllim që të merren masa për parandalimin e ngacmimeve seksuale në hapësirat publike.

Ato kanë përsëritur qëndrimin se duan që në shtegun e Marashit të ketë ndriçim publik, kamera vëzhguese si edhe prani të zyrtarëve policorë. Në të njëjtën kohë kanë shprehur shqetësimin lidhur me reagimet në rrjetet sociale rreth aktivitetit të tyre të fundit, që sipas “FEMaktiv” janë tregues për gjendjen e rëndë me të cilën gratë përballen në shoqëri, shkruan sot Koha Ditore.

Në një komunikatë të “FEMaktiv”-it shkruan se ato janë njoftuar nga konferenca e shtypit e drejtuesve të organeve të zbatimit të ligjit në Prizren, që Prokuroria Themelore dhe Drejtoria Rajonale e Policisë së Prizrenit kanë shprehur gatishmëri për t’u takuar me Grupin joformal të grave dhe vajzave të Prizrenit, rreth bashkëpunimit në parandalimin e dukurisë së ngacmimeve seksuale.

Më Shumë

Peja 03 barazon serinë finale ndaj Bashkimit

Peja 03 e ka barazuar serinë finale ndaj Bashkimit në Superligën e Kosovës te Femrat. Vashat pejane fituan në ndeshjen e dytë finale me rezultat...

Dom Kelmend Spaqi varroset sot në Velezhë të Prizrenit

Më 2 prill, për priftin Dom Kelmend Spaqi është ndarë medalja Presidenciale “Shën Nëna Terezë”, për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e humanizmit, veprimtarisë...

Lajmet e Fundit