5.6 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Gratë në Kuvend, vetëm për kuotë

Deputetet e Kuvendit të Kosovës, njohës të çështjeve politike e përfaqësues të organizatave për gra mendojnë se kuota gjinore në legjislativin e vendit duhet të rritet. Mirëpo kjo rritje, sipas tyre, duhet të jetë kualitative e jo kuantitative. Pjesëmarrja e grave në Kuvendin e Kosovës është e garantuar me Ligjin për Zgjedhje të Përgjithshme. Në Nenin 27 të këtij ligji parashihet që lista e kandidatëve të secilit subjekt politik të ketë së paku 30 për qind të kandidateve gra.

Drejtoresha ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli, vlerëson se rritja e numrit të grave në Kuvend, duke u bazuar në kompetencat e tyre profesionale, do të ndihmonte thellësisht në demokratizimin e mëtejmë të jetës politike.

“Kuvendi i Kosovës nuk ka shfaqur vetëdijesim të plotë për rëndësinë e gjinorizimit të proceseve politike. Rrjedhimisht, elementet patriarkale s’janë anashkaluar as nga institucioni më i rëndësishëm në vend. Në këto rrethana është e vështirë për gratë politikane që të fuqizohen maksimalisht në politikën vendimmarrëse pasi ato pengohen nga kufizimet e shumta partiake”, ka deklaruar Demolli.

Performancën e shumicës së grave deputete në Kuvendin e Kosovës Demolli e vlerëson me notë pozitive, duke marrë parasysh pengesat e shumta me të cilat ballafaqohen ato. /Zëri/

Më Shumë

Komuna e Malishevës nënshkruan marrëveshje për mbështetjen e fermerëve me pajisje bujqësore

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi që synon mbështetjen e fermerëve në këtë komunë. Sipas tij,...

Ndahet nga jeta arkeologu Luan Koçbashliu

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të arkeologut të shquar, Luan Koçbashliu. Në telegramin e ngushëllimit drejtuar...

Lajmet e Fundit