18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Gratë që punojnë si prezantuese lajmesh në Afganistan, nga sot duhet ta mbulojnë fytyrën

Gratë që punojnë si prezantuese të lajmeve në televizionet afgane, sot janë shfaqur para ekraneve me fytyrë të mbuluara – vetëm një ditë pasi talebanët urdhëruan se duhet ta ndryshojnë pamjen kur janë pranë ekraneve televizive.

Që kur erdhën në pushtet gjatë vitit të kaluar, talebanët kanë vënë një sërë kufizimesh në shoqërinë civile – e shumë janë fokusuar në kufizimin e të drejtave të grave dhe vajzave, transmeton Telegrafi.

Në fillim të këtij muaji, lideri suprem në Afganistan, Hibatulah Akundzada, ka paraqitur një lloj doracaku me të cilin propozohet mbulimi i plotë i fytyrës së grave, në veçanti kur janë në hapësira publike, përfshirë rrugët – pra bartjen e burkës tradicionale.

Ministria për Promovimin e Virtyteve dhe Parandalimin e Kundërvajtjeve, ka urdhëruar nga dje që gratë që punojnë si prezantuese televizive të mbulojnë fytyrën. Ato nuk e kishin dëgjuar dhe ishin shfaqur në program me fytyra të zbuluara, por që nga sot duhet ta respektojnë direktivën.

Nga gratë që më herët punonin si prezantuese lajmesh ishte kërkuar të bartin vetëm shami. E Zëdhënësi i Promovimit të Virtyteve, Akif Sadik Muhajir, ka thënë sot se autoritetet nuk planifikojnë t’i shkarkojnë ato – veç se thjesht duhet t’i zbatojnë urdhrat. /Telegrafi/

Më Shumë

Në cilin qytet zviceran do të mbahet Eurovision2025?

Eurovizioni i vitit të ardhshëm do të zhvillohet në qytetin e Bazelit ose Gjenevës, njoftoi Korporata Zvicerane e Transmetimeve. ”Qytetet Zyrih dhe Bernë nuk janë...

Zjarr në Suharekë, digjet një sipërfaqe prej rreth 10 hektarësh

Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe ende të panjohura është djegur një sipërfaqe prej rreth 10 hektarë me pemishte, vreshta...

Moti sot me diell

Lajmet e Fundit