13.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Grenell: Me Kurtin biseduam për zhvillimin ekonomik, nuk përzihem në çëshjet politike

I dërguar i posaçëm i Presidentit amerikan, Richard Grenell, pas takimit që ka pasur me liderin e VV-së, Albin Kurti, është deklaruar për medie, raporton Front Online.

Grenell ka thënë se sot nuk dëshiron që të përzihet në çështjet politike në Kosovë.

Ai tha se kanë folur edhe për zhvillimin e ekonomisë dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Grenell ka deklaruar se i inkurajon liderët në vend që të veprojnë sipas ligjit, duke mos komentuar zhvillimet në bisedimet për koalicion.

“Ishte kënaqësi të shoh përsëri z.Kurti, formimi i qeverisë së re nuk është problemi im dhe nuk jam i interesuar që të përfshihem aspak. Dua të them dy gjëra, i thash z.Kurtit se ne jemi duke shikuar se çka po ndodhë ju inkurajojmë që të ndiqni ligjin sikur se të gjithë”, thotë ai.

Grenell ka shtuar se është në Kosovë që të ndikojnë në ndihmë për ekonominë e vendit.

“Dua të sqaroj se shtytja ekonomike që unë jam duke dashur që të bëjë është më e rëndësishmja, formimi i vendeve të reja të punës, njerëzit janë të interesuar që të ndihmojnë ekonominë këtu, administrata e Trumpit ka qenë mjaft e suksesshme në rritje të ekonomisë duke ju ndihmuar bizneseve përmes qeverisë”, shton ai.

Ambasadori amerikan në Berlin ka shtuar se do të kërkojë nga politikanët tjerë në vend në takimet që do të mbajë sot gjatë ditës që të hiqet tarifa 100 për qind për produktet serbe e boshnjake.

Ai ka deklaruar se do të kërkojë ndërkaq nga Beogradi, ku do të qëndrojë nesër gjatë ditës që të ndalin fushatën për tërheqjen e njohjeve.

“Jam duke u munduar që të injorojë përplasjet politike dhe të koncentrohem në rritje ekonomike dhe për këtë kam kërkuar nga z.Kurti dhe do të kërkojë edhe nga politikanët tjerë që është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë tutje në zhvillim ekonomik që tarifa 100 për qind të hiqet. Kjo është një gjë që duhet të largohet në të njejtën kohë fushata për tërheqje të njohjeve nga Serbia duhet të ndalet.

Unë do ta përcjellë të njëjtin mesazh edhe në Beograd. Ky është mesazhi që e mbaj këtu sot edhe në Serbi”, shtoi Grenell.

Më Shumë

12 vite nga vdekja e shkrimtarit arbëresh, Ernesto Sabato

Sábato ka lindur në Rojas, provincia de Buenos Aires në Argjentinë më 24 qershor, 1911. Nëna e tij Juana Maria Ferrari rridhte nga një...

Vdes Duane Eddy – një nga etërit themelues të rock ‘n’ rollit

Kitaristi amerikan Duane Eddy, i konsideruar nga shumë njerëz si një nga baballarët themelues të rock and roll, vdiq në moshën 86-vjeçare. ”Vdekja e tij...

Lajmet e Fundit