5.2 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Grenell thotë se më 27 qershor Kosova e Serbia takohen në Washington për dialogun

Emisari special i presidentit të SHBA-së për dialogun, Richard Grenell ka konfirmuar datën e diskutimeve për dialogun Kosovë-Serbi në Washington dhe ka treguar se çfarë mund të ndodhë nëse palët shprehen të pakënaqura me këto bisedime.

Ai në një postim në Twitter ka bërë të ditur se i është premtuar ndalja e fushatës së mosnjohjes.

”Lajm i madh.

Kam marrë zotimin nga qeveritë e Kosovës dhe Serbisë që përkohësisht ta pauzojnë fushatën e mosnjohjes dhe kërkesën për anëtarësim ndërkombëtar në mënyrë që të takohen në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë, më 27 qershor për të biseduar rreth dialogut”, shkruan Grenell.

Grenell ka thënë se nëse secila palë është e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit, ata do të kthehen në status-quo pasi të largohen nga Washingtoni.

”Siç kemi thënë vazhdimisht, së pari duhet të përparojmë në rritjen e ekonomive. Ky është fokusi. Mezi pres këto diskutime”, është shprehur Grenell.

Më Shumë

Vikend me mot pranveror në Kosovë dhe Shqipëri

Gjatë këtij vikendi, më 14 dhe 15 mars 2026, në Kosovë dhe Shqipëri pritet mot kryesisht pranveror, me periudha me diell dhe vranësira të...

Çmimet e derivateve në Kosovë,dizeli deri 1.60 euro, benzina deri 1.39 euro

Çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar rritje të ndjeshme ditëve të fundit. Përfaqësuesit e naftëtarëve të Kosovës thonë se situata e tensionuar në...

Lajmet e Fundit