21.8 C
Prizren
E mërkurë, 3 Korrik, 2024

Gruaja e Ukë Rugovës kritikon ashpër Isa Mustafën dhe Albin Kurtin

Blerta Kllokoqi-Rugova që është bashkëshortja e djalit e presidentit të ndjerë Rugova, Ukë Rugovës duket se nuk ka mundur të mos përfshihet në gjithë debatin e djeshëm lidhur me mbështetjen e familjes Rugova për qeverinë e mundshme Haradinaj.

Madje ajo përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook ka zgjedhur që të ironizojë me gjithë komentimet e pafundme gjatë ditës së djeshme pas vizitës së Haradinajt në familjen Rugova.

E për këtë ka zgjedhur edhe një fotografi të kreut të LDK-së dhe kryeministrit në largim, Isa Mustafa.

Image may contain: 1 person, text

“Unë dhe Kryeministri kërkojmë urgjentisht të ndërprehet çfarëdo diskutimi se si Rugova i dha Ramush Haradinës mandatin dhe të fillojm të diskutojm se si Hashim Thaçi i dha Isa Mustafës mandatin”, ka shkruar Kllokoqi-Rugova.

 

 

Por duket se nusja e familjes Rugova u përfshi më shumë se kaq në këtë debat, pasi gjatë ditës ajo i doli në mbrojtje edhe kunatës së saj, deputetes së zgjedhur, Teuta Rugova.

“Teuta e ka sqaruar shumë mirë dhe kjartë ngjarjen e sotme. Një postim të përkryer me shumë sqarime e gjeni në faqen e saj të Facebook. Për ata që nuk ishin të kjartë ka lëshuar edhe një postim të dytë. Ajo qartë u bënë thirrje partive politike që për qëllim kanë shtetndërtimin e Kosovës, të ulen në tavolinën e paqes dhe të gjejnë një kompromis. Me sa pashë unë postimin, nuk ka vend për hutime, vetëm e lexoni me vëmendje dhe gjithçka është e qartë, përveç atyre injorantëve që nuk duan të kuptojnë dhe kanë qëllim vetëm të ofendojnë Teutën dhe familjen pa kurrëfarë baze”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

Por ajo e ka bërë të qartë edhe njëherë se familja Rugova e mbështetë Ramush Haradinajn për kryeministër, dhe në mes të këtij të fundit dhe kandidatit nga Vetëvendosja, Albin Kurtin zgjedhin Haradinajn.

“Mes të tjerash, më vije keq ta them sepse nuk i takon natyrës sime, por mes zgjedhjes së Albin Kurtit Kryeministër, person i cili asnjëherë nuk u përkul pranë varrit të Presidentit Rugova dhe nuk e njeh kontributin e Presidentit Rugova për shtetësinë e Kosovës (po flasim për veprime të tij deri në këtë moment sepse gjithqka mund të ndryshoj dhe uroj të ndodhë ashtu) dhe Ramush Haradinajt, person të cilin vet Presidenti e kishte zgjedhur Kryeministër, kishte bashkëpunuar me të dhe e çmonte kontributin e tij patriotik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, atëherë është shumë e natyrshme që familja Rugova ta pres dhe mbështes Ramushin për kryeministër”.

E në fund ajo ka sqaruar se “Rezidenca e Presidentit Rugova është e hapur për të gjithë ata që kanë besim në këtë shtëpi dhe e dinë se gjithçka zanafillën e ka në këtë shtëpi”.

Më Shumë

Breshri i madh shkatërron kulturat bujqësore në disa pjesë të vendit

Stuhi të mëdha shiu përfshinë pasditen e djeshme pjesë të Kosovës. Reshjet e shiut ishin të shoqëruara edhe me breshër, që në disa rajone ra...

Dhunohet një grua në Suharekë, arrestohen tre të dyshuar

Një grua kosovare ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht dhe dhunuar nga dy persona të panjohur. Incidenti ndodhi në orët e mëngjesit të...

Lajmet e Fundit