Gruaja në Prizren s’mund ta përballojë ndarjen nga bashkëshorti, tenton të bëjë vetëvrasje

Një rast i rëndë ka ndodhur të premten në një familje, në lagjen Arbanë të Prizrenit, ku një 52-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, duke përdorur medikamente në sasi të madhe.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se viktima u dërgua për trajtim në Spitalin e Prizrenit, pas tentimit për të bërë vetëvrasje.

Policia është njoftuar nga spitali për rastin dhe pasi një patrullë ka arritur në Emergjencë është marrë një deklaratë nga një familjar i viktimës.

Siç mëson Sinjali, gruaja 52-vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës për shkak se ishte në gjendje të rëndë emocionale, si pasojë e divorcit nga bashkëshorti e saj.

Lidhur me këtë ngjarje, është iniciuar rasti “tentim vetëvrasje”

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Lajmet e Fundit