3.9 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Gruaja nga Prizreni raporton në polici se vajza e saj e mitur “iku me të fejuarin”

Policia e Kosovës është në kërkim të një 15-vjeçareje dhe të një 25-vjeçari në Prizren, me dyshimin për veprën penale “bashkëjetesë me personin nën moshën 16-vjeçare”.

Sipas njoftimit policor të martën, nëna e së miturës raportoi tek autoritetet, se vajza është fejuar para tre muajsh me të dyshuarin, ndërsa familjet ishin marrë vesh që martesa të mos bëhej para se vajza ta arrijë moshën madhore.

Rasti aktualisht është duke u hetuar.

“Ankuesja, kosovare, raportoi se vajza e saj e mitur, 15-vjeçare, para 3 muajsh ishte fejuar me të dyshuarin kosovar, 25-vjeçar, me familjen e të cilit kishin marrëveshje që martesa të mos bëhej para se vajza të arrijë moshën madhore. Ndërsa i dyshuari ka marrë vajzën e ankueses dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Rasti është nën hetime”, thuhet në njoftimin policor.

 

Më Shumë

Diskutohet zhvillimi i Arsimit Dual Profesional në Suharekë

Në Suharekë është mbajtur një takim në kuadër të projektit të Qeverisë Gjermane “Aftësim për Tregun e Punës”, i cili implementohet nga GIZ, ku...

Policia po heton zhdukjen e një personi në Rahovec

Një burrë është raportuar i zhdukur që dy ditë në qytetin e Rahovecit. Sipas raportit 24-orësh, ai është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer...

Lajmet e Fundit