2.6 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Grupi i Mustafës po e çon LDK-në drejt në duart e SHIK-ut

LDK-ja është duke u transformuar si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë

“Brenda më pak se një viti Isa Mustafa e ka çuar përkrahjen e LDK-së në 13%, shifër rekord. Këto janë shifra që ai i ka parë dhe në vend të tij do të turpërohesha për deklarimet e pavërteta nëpër intervista. Nëse Kuvendi zgjedhor do të mbahet i rregullt, me vota të fshehta dhe mundësi debati, atëherë Isa Mustafa do të ndëshkohet ashpër nga delegatët për shkatërrimin në vazhdimësi të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Isa Mustafa e di se kryetar i LDK-së mund të rizgjidhet vetëm nëse arrin të manipulojë me sukses votat”, thotë Donika Gërvalla, në intervistën ekskluzive dhënë gazetën “Kosova Sot” në prag të Kuvendit i Tetë i LDK-së, që mbahet sot në Prishtinë

“Kosova Sot”: Zgjedhjet në nëndegët dhe degët e LDK-së në prag të Kuvendit të 8-të zgjedhor, si asnjëherë më parë janë të shoqëruara me shkelje të normave statutare të LDK-së, shantazhim masiv të delegatëve, kërkesa që shkojnë deri në kryerjen e veprave penale, si p.sh. kërkesat për fotografim të votave, kërcënim verbal dhe fizik të përkrahësve eventualë të kundërkandidatëve, kërcënime me largime nga puna, etj. Jo rrallë fotografohen fshehurazi njerëzit duke pirë kafe me njëri-tjetrin dhe kërcënohen masivisht.

Donika Gërvalla: Ky proces zgjedhor, me ndonjë përjashtim të rrallë të atyre pak nëndegëve dhe degëve që i kanë refuzuar metodat e tilla, vë seriozisht në pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve që do të mbahen të dielën.

Më Shumë

Radhë kamionësh në doganën e Vërmicës

Radhë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë raportohet se u krijuan mbrëmë në rrugën Morinë-Vërmicë, në drejtim nga Shqipëria drejt Kosovës. Siç raporton A2CNN,...

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Katër banesa moderne në zonat më të mira të Prizrenit, me mundësi pagese fleksibile në këste. Lokacionet • 3 banesa në lagjen Dardania, rruga kryesore Prizren...

Lajmet e Fundit