Grupi Parlamentar i NISMA’s nuk ekziston më, Haxhi Shala iu bashkua grupit të AAK-së

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Haxhi Shala është tërhequr nga posti i tij si shefi i grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate.

Osman ka thënë se Shala tashmë i është bashkuar grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Haxhi Shala është tërhequr nga shefi i grupit parlamentar i Nismës Socialdemokrate dhe i është bashkuar grupit parlamentare të AAK-së”, ka thënë Osmani.

Më tej, kryeparlamentarja theksoi se me vendimin e Shalës, Grupi Parlamentar i Nismës nuk ekziston më dhe humb të drejtën për përfaqësimin në komisionin parlamentare.

Ndryshe, para disa ditësh Haxhi Shala ka njoftuar se ka braktisur Nismën Socialdemokrate dhe se rrugëtimin e tij politik do ta vazhdojë në AAK. /Telegrafi/

Më Shumë

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Lajmet e Fundit