Guarin: Inter më rikthe

Mesfushori i Shanghai Shenhuas, Fredy Guarin këkron që të rikthehet përsëri te Interi, transmeton zeri.info

Reprezentuesi kolumbian u largua nga klubi italian në janar të vitit 2016 në drejtim të ligës kineze, por tani ai dëshiron të kthehet në Itali.

“Paratë nuk janë problem, do të pranoja një të pestën e rrogës sime momentale”, deklaroi Guardin për “Gazzetta dello Sport”.

“Kam folur për këtë me Ausilion vitin e kaluar, por problemet financiare e ndaluan këtë. Do të shkoja menjëherë, kjo është dëshira më e madhe. Paratë nuk më interesojnë, do ta pranoja një pagë shumë më të vogël”, shtoi kolumbiani.

“Më mungon Italia dhe Interi, por nuk pendohem për zgjedhjen time. Pse u largova? Për shkak të ‘Fair-Play’ financiar. Drejtorët ishin të qartë, ata më thanë, ‘ti dhe Icardi jeni të vetmit me vlera të rëndësishme financiare, kemi nevojë për para. Askush nuk më detyroi, sigurisht, por transferimi im ishte i rëndësishëm për balancim të financave. Ishte aspekti i vetëm pozitiv i largimit tim”, u shpreh ai.

Më Shumë

Kanoset me thikë polici në Suharekë, arrestohet një person

Derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare, një polic është kanosur me thikë të dielën pasdite në Suharekë. Rasti ka ndodhur më 24.05.2026, rreth orës...

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas raportit të...

Lajmet e Fundit