Haaland fiton 426 mijë euro në javë, City dëshiron t’ia rinovojë kontratën dhe ta bëjë lojtarin më të paguar në Angli

Norvegjezi, i cili shënoi 42 gola në 37 paraqitje këtë sezon, aktualisht fiton 375 mijë paund, ose rreth 426 mijë euro, sipas anglezëve.

Sun pretendon se bashkëlojtari i tij Kevin De Bruyne dhe portieri i Manchester United, David de Gea kanë të njëjtën pagë. Por City tani dëshiron që ta rrisë pagën e tij në gjysmë milioni funte në javë, që është 568 mijë euro, pasi pronarët e pasur të klubit të Mançesterit duan ta mbajnë Haaland që të mos e marrë Real Madridi.

 

Kontrata aktuale e Haaland me Manchester Cityn është deri në vitin 2027. Ai do të zgjaste bashkëpunimin me Cityn deri në vitin 2028. Sipas Transfermarkt, golashënuesi norvegjez kap vlerën e 170 milionë eurove. Ai erdhi në City pasi anglezët aktivizuan klauzolën e tij të blerjes prej 60 milionë eurosh, të cilën e kishte në Borussia Dortmund.

Më Shumë

Përkujtohet Komandant Hekuri

Në fshatin Mrasor të Rahovecit është përkujtuar heroi i kombit, Skënder Rexhepi – Komandant “Hekuri”, në ditëlindjen e tij të 61-të, përmes vizitës në...

Në breg të detit

Enver Sulaj Rëra djeg si flaka, si prush dashurie Mes ujit e tokës, ndjenjë përjetësie. Anijet po vijnë, ngadalë si gjithmonë Qetë-qetë si jeta, si ëndrra jonë. Po vijnë...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit