14.8 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shtator, 2024

Hajrie Rondo, ndoshta këtë amanet do të linte…

Aktorja e mirënjohur e skenës dhe ekranit, Hajrie Rondo, tashmë do të ketë një bust në qytetin e lindjes, në Delvinë. Skulptori Kreshnik Xhiku, është në punë e sipër për portretin e Tanës, personazhit që artistja interpretoi mjeshtërisht në filmin “Përrallë nga e kaluara”.

Roli që i dha popullaritet aktores, portreti i Tanës, gruas tipike të jugut në “Përrallë nga e kaluara”, do të jetësohet në bust. Skulptori Xhiku, rrëfen sesi lindi idjea, për një delvinjote mes delvinjotësh…

“Kjo ide lindi nga bashkëbisedimi me disa miq që kanë lidhje me Delvinën, sikundër dhe unë. Ideja ishte që të bëjmë një bust të vogël, jo klasik, por që të jetësojmë figurën e artistes së njohur. E përqafuam këtë ide, sepse busti për një aktore në qytet, ka tjetër ndjesi krahasuar me atë që mund të ketë busti i një heroi. Biseduam me kryetaren e bashkisë, zonjën Qilimi dhe deputetin zoti Marto, të cilët, ishin mbështetës në këtë projekt”.

Personazhi i Tanës në “Përralla nga e kaluara”, ka qenë një emblemë për Rondon, jo vetëm sepse i shkonte për shtat, për të evidentuar edhe më shumë tiparet e grave të Jugut, apo se i dha popullaritet në mbarë Shqipërinë.

“Zoti ma hodhi nga qielli dhe më tha: Merre, se është për ty”, – do të më rrëfente në një nga intervistat e saj të fundit. “Ajo që ka qenë pjesa më e vështirë, por dhe pjesa më nxitëse apo frymëzuese, ishte temperamenti që shfaq në film. Është shumë i veçantë dhe e personalizuar. Në një farë mënyre, ato janë gratë e Jugut”, – ka rrëfyer, vetë Rondo.

Aktorja Hajrie Rondo (1951 –2017), e cila ka interpretuar rreth 120 role në kinema dhe teatër, u shua para tre vitesh, në moshën 66-vjeçare./Konica.al

Më Shumë

Nesër finalja e Superkupës në basketboll: Sigal Prishtina përballet me Trepçën në Prizren

Përballja e shumëpritur për Superkupën e Kosovës në basketboll do të zhvillohet të mërkurën, më 11 shtator, në palestrën "Sezai Surroi" në Prizren. Në...

Prizren, Superkupa e basketbollit vazhdon sot me dy superduele

Superkupa e Kosovës në basketboll, do të vazhdojë sot me dy superduele. Peja do të ndeshet me Proton Cable Przrenit, sfidë kjo që fillon në...

Lajmet e Fundit