14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Haki Abazi: Enver Hasani e Kadri Kryeziu mund ta çojnë vendin në krizë kushtetuese

haki-abazi1Njëri nga njerëzit më të fuqishëm të shoqërisë civile në Kosovë, Haki Abazi paralajmëron se në rast se çështja e mandatarit për formimin e qeverisë së ardhshme të Kosovës do të shkoj në Gjykatë Kushtetuese, mund të ndodh që për shkak të interferimeve politike të disa anëtarëve të kësaj gjykate, vendi mund të shkoj në krizë kushtetuese.

Drejtori i Fondacionit “Rockfeller Brothers” për Ballkanin Perëndimor, Haki Abazi ka thënë për Gazetën Blic se, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani dhe anëtari i kësaj gjykate, Kadri Kryeziu janë përgjegjës për ndonjë krizë të mundshme kushtetuese, për shkak se siç ka thënë ai, këta dy janë të influencuar nga politika.

S’ka nevojë që çështja të shkoj në Gjykatë Kushtetuese, LDK-AAK-Nisma mund ta bëjnë qeverinë

Ai ka thënë se nuk mund t’i besohet Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, megjithatë sipas tij, çështja nuk ka fare nevojë që të vijë deri tek instanca më e lartë gjyqësore në vend.
Ai thotë se çështja është shumë e thjeshtë, ku koalicioni LDK- AAK- Nisma mund ta bwjnw qverinw pa problem, ngase kwtw ia lejon Kushtetuta.

“1. Kushtetuta nuk e përcakton e as nuk e përjashton koalicionet pas zgjedhore edhe 2. Nëse koalicioni LDK-AAK-Nisma kualifikohet si jo kushtetuese, pse koalicioni i domosdoshëm i PDK-së me këdo prej partive tjera, që është i domosdoshëm për të arritur shumicën do të konsiderohej ndryshe”, ka thënë Abazi.

Pro dhe kundër Komisionit të Venecias!

Ndërkohë, gjatë ditës ka pasur edhe ide tjera që çështja e mandatarit për formimin e qeverisë t’i dërgohet për interpretim Komisionit të Venecias, për shkak të mos besimit ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Mirëpo, me një ide të tillë nuk pajtohet Haki Abazi. Ai thotë për Gazetën Blic se ky Komision nuk e ka një përgjegjësi të tillë, sepse delegjitimon institucionet e Kosovës.
“Komisioni i Venecias nuk e ka për kompetencë interpretimin e Kushtetutës dhe ky nuk do të ishte hap i mençur sepse deligjtimon institucionet e Kosovës”, ka thënë Abazi.
Ndryshe, gjatë ditës një nga profesorët universitarë dhe njëkohësisht anëtarë i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja ka kërkuar që çështja e mandatarit për formimin e qeverisë së Kosovës t’i dërgohet Komisionit të Venecias, për shkak që siç ka thënë ai më nuk mund t’i besohet as Gjykatës Kushtetuese për shkak të influencës politike.

Çka i kishte premtuar Hashim Thaçi Kadri Kryeziut?

Gazeta Blic kishte raportuar se si anëtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu po merrte pjesë në takimet publike të Partisë Demokratike të Kosovës së Hashim Thaçit. Në bazë të ligjit, asnjë gjyqtarë i çfarëdo niveli qoftë ai nuk mund të marrë pjesë në tubime partiake, megjithatë për Kryeziun kjo nuk paraqet asnjë problem.

Burime të Gazetës Blic brenda PDK-së kishin bërë të ditur se ky nuk është takimi i vetëm që Kadri Kryeziu merr pjesë në takimet e Thaçit dhe vrapon që atij t’i siguroj vota.
Por, sipas këtyre burimeve, Kryeziu ka marrë premtime të mëdha nga Thaçi. Pra, kryetari i PDK-së ia ka premtuar Kryeziut që ta bëjë ose rektor të Universitetit Publik të Prizrenit, ku aktualisht Kryeziu edhe ligjëron, ose ta bëjë kryetar komune, në rast se gjykata e shkallës së dytë do ta vërtetoj vendimin e shkallës së parë, duke e shpallur fajtor Ramdan Mujën.

“Opsioni i parë është që Kadri Kryeziun ta bëjë rektor të Universitetit Publik të Prizrenit. Ju e keni parë që sa kohë UPZ-ja funksionon me ushtrues detyre të rektorit, dhe arsyeja e vetme për këtë është paqartësia në lidhje me kryetarin e Prizrenit. Në rast se Ramdan Muja shpallet fajtor nga Gjykata e Apelit, atëherë Kadri Kryeziu do të jetë kandidat për kryetar të komunës”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic. Sipas këtij burimi, nëse do të vije deri tek ky skenar, pra te kandidimi i Kryeziut për kryetar komune, atëherë, Thaçi për rektor preferon që ta zgjedh Zijadin Shemsedinin, i cili aktualisht është Ushtrues detyre i rektorit.

Më Shumë

Në cilin qytet zviceran do të mbahet Eurovision2025?

Eurovizioni i vitit të ardhshëm do të zhvillohet në qytetin e Bazelit ose Gjenevës, njoftoi Korporata Zvicerane e Transmetimeve. ”Qytetet Zyrih dhe Bernë nuk janë...

Aktorë me renome po e përcjellin Festivalin ‘PrizrenFest’

Me yjet ndërkombëtare si Marie Christine Barrault nga Franca, Pippo Delbono nga Italia, Fatemeh Motamed-Arya nga Irani, fituese e shumë çmimeve e shumë artistë...

Lajmet e Fundit