14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Koço Danaj: Thaçi nuk fitoj, thjesht doli forca e parë

danaj5Koalicioni i ligjshëm, askush nuk e ndalon bashkimin e partive. Vetëvendosja, forca kryesore politike në Kosovë. Për Kosovën më e mira do të ishte bashkimi me Shqipërinë, thotë analisti i njohur dhe ideologu i Platformës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj në një intervistë për KosovaPress.

KosovaPress: Z.Danaj besoj i keni ndjekur zgjedhjet e parakohshme nw Kosovë, si do ta vlerësonit procesin në tërësi ditën e votimit, por edhe më pas procesin e numërimit të votave?

Koço Danaj: Në pamje të parë, votime të qeta. Por pasi i analizon shifrat e të dhënat e publikuara, dalin disa shqetësime jo të vogla. Po evidentoj dy prej tyre. Sipas KQZ-së në të gjithë Kosovën janë afër 40 mijë vota të pavlefshme. Që do të thotë aq vota sa i duhen një partie të kalojë pragun 5 për qind, pasi në përqindje janë 5.4 përqind të votave. Por ajo që është më shqetësuese, është fakti se janë 20 mijë vota më shumë sa kanë qenë në listë të votuesve, personalisht vetëm për këtë shifër do t’i kisha anuluar zgjedhjet po të isha kryetar i KQZ-së.

KosovaPress:Në zgjedhje fitu es doli koalicioni në krye me PDK-në, por më pas situata mori një rrjedh krejt tjetër, kur tri forcat politike në Kosovë: LDK, AAK dhe Nisma për një koalicion mes tyre. Si ju duk juve kjo lëvizje, a pritej?

Koço Danaj: Më falni, por zoti Thaçi së bashku me koalicionin e tij nuk fitoi. Të fitosh do të thotë të marrësh 50+1 për qind të votave. Zoti Thaçi dhe 4 aleatët e tij dolën forca e parë me 30.7 për qind të votave. Ndryshe është të fitosh e ndryshe të dalësh forca e parë. Duke ju rikujtuar edhe deklarimin e Aganit që u shpreh se partia e tij i dha koalicionit 27 mijë vota, problemi bëhet më i qartë. E le të vijmë tani tek koalicioni i ri që u krijua pas zgjedhjeve mes LDK, AAK, Nismës me mbështetjen e Vetëvendosjes. Është fare normale. Ky koalicion tregon shumë, por po ritheksoj më kryesoren, ai ja bën të pamundur Thaçit krijimin e qeverisë. Pra katër parti shqiptare që formojnë të gjitha bashkë n jë trupë parlamentare me 63 deputetë shqiptarë, zyrtarisht dolën kundër çdo lloj bashkëpunimi me forcën e parë që ka vetëm 37 deputetë.

A ishte i menduar thoni ju? Sigurisht se po. Ata që besojnë tek rastësia nuk e njohin politikën dhe veçanërisht realitetin politik të Kosovës. Ju pyesni se a është i ligjshëm? Po, natyrisht që po. A pranoni lojën demokratike? Po. Bukur. Por duke e pranuar këtë lojë, kush i ndalon deputetët apo partitë të ndryshme politike që të bashkohen me njëra-tjetrën qoftë para, apo pas zgjedhjeve? Askush. Asnjë ligj. Ndryshe kemi të bëjmë me diktaturë. Le të vijmë tani tek fundi i pyetjes suaj që ka të bëjë me Kushtetutën. A e dini ju dhe lexuesit tuaj të nderuar sa herë është ndryshuar Kushtetuta e Kosovës? Disa herë. Sepse ajo nuk është Kushtetutë e një vendi sovran, por Kushtetutë Protektorati. Ja një shembull, a e lejon Kushtetuta krijimin e bashkësisë së Komunave se rbe? Jo. Por tashmë ajo është një realitet. Ku ishin deri dje këta gjoja mbrojtës së Kushtetutës? Apo kur bëhet fjalë për dhunim territori Kushtetuta e lejon, ndërsa kur bëhet fjalë për cenim pushteti e ndalon? Boll me këto absurditete.

KosovaPress: Përtej gjithçkaje, për popullin e Kosovës, do të ishte më mirë një mandat i tretë i z.Thaçi, apo një qeveri e re e formuar nga koalicioni në fjalë?

Koço Danaj: Përtej gjithçkaje, për popullin e Kosovës gjëja më e mirë do të ishte bashkimi me Shqipërinë. Një qeveri e re, sjell vetëm përmirësim në rastin më të mirë. Por nuk zgjidh problemin kryesor që ka 102 vjet që qëndron pezull mbi kombin shqiptar, bashkimin kombëtar.

KosovaPress: Vetëvendosjen e Albin Kurtit si e shihni…?

Koço Danaj: Vetëvendosjen e shoh si forcën që shumë shpejt do të jetë forca kryesore politike në Kosovë. Me grupin drejtues, Kurti-Ahmeti-Dërguti-Imeri-Kunjovca-Molliqaj etj, me moderacionin e fituar e të aplikuar pa hequr dorë nga themeli i saj, bashkimi me Shqipërinë, me pjekurinë dhe vizionin që tregoi në formësimin e koalicionit të ri, ajo tregoi se është forca kryesore që lufton për shtet e jo për pushtet, për bashkim kombëtar e jo për bashkim pushtetar. Sa më shpejt shqiptarët në Kosovë ta kuptojnë këtë, aq më mirë do të jetë për dinjitetin e tyre, për mirëqenien e tyre, qetësinë e tyre e të fëmijëve të tyre

Më Shumë

Rikthehen “Djemtë e Detit”

Grupi “Djemtë e Detit” janë rikthyer në skenën e muzikës shqiptare. “Djemtë e Detit” kanë rrëfyer në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH1 rikthimin e...

2 mijë e 346 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëve

2 mijë e 346 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve. Kështu njofton policia përmes raportit. Brenda 24 orëshit poashtu janë shkaktuar 58 aksidente me...

Lajmet e Fundit