12.1 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Halil Kastrati merr një dhuratë speciale

Humanisti kosovar, Halil Kastrati, ka njoftuar se ka marrë një makinë si donacion.

Kastrati përmes Instagram ka njoftuar se veturen ia ka dhënë nga një person nga Tetova.

“ Sa human janë shqiptarët. Halil këtë makinë e kam ba nijet me ta dhanë si donacion ty dhe ti ia jep dikujt në kompenzim me ndonjë banesë apo e gjeni dikë që e blen dhe pastaj e gëzoni një familje me strehim. Kjo është makina që na u dhurua si donacion sot nga vellau T.I nga Tetova. Pas takimit me të në Prizren na dhuroj makinën dhe na tha: E kam ba nijet me dhënë zeqat këtë makinë, e ka vlerën e mirë dhe mendoj që ju mundë ta rehatoni një familje me vlerën e kësaj makine. Makina është e vitit 2014 dhe është e doganuar në Kosovë”, ka shkruar ai.

Më Shumë

Vidhen para, stoli ari në Leshan e Krushë të Vogël

Në dy raste të ndara persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari në dy shtëpi të ndryshme. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës...

Spitali i Prizrenit forcon bashkëpunimin me strukturat komunale

Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues, pritën përfaqësues të strukturave komunale...

Lajmet e Fundit