Hapet ekspozita e poeteshës Kaltrina Hoti “Vrapo pas Diellit”

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës do të hapë nesër ekspozitën e artistes dhe poeteshës Kaltrina Hoti “Vrapo pas Diellit”, në kuadër të festivalit ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik”, që mbahet më 9-10 qershor për të dhjetën herë me radhë, në shenjë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në Prishtinë, Prizren e Kukës, në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Kukësit.

Kaltrina Hoti ka pasur disa ekspozita në Amerikë, piktura moderne me ton kombëtar, të cilat janë ndjekur me interesim nga vizitorët.

Ajo ka botuar edhe disa vepra letrare, kryesisht poetike.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 11 qershor.

Më Shumë

“Rock & Blues Music Festival” rikthehet me edicionin e katërt në Prizren

Prizreni do të jetë sërish qendra e adhuruesve të muzikës “Rock & Blues”. Kjo pasi që nga 3 deri më 5 korrik do të mbahet...

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Lajmet e Fundit