Hapet njëra korsi e rrugës për Restelicë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se rruga për Restelicë, Dragash, se pas ndërhyrjes nga kompania e mirëmbajtjes tani njëra korësi është e hapur për lëvizje të makinave dhe qytetarëve.

“Rruga për Restelicë, Dragash, sot në orët e mëngjesit ka patur erodime dhe rrëshqitje të gurëve dhe dheut dhe rrjedhimisht ka qenë e bllokuar totalisht.

Informatat e këtyre momenteve nga terreni janë që pasë ndërhyrjes nga kompania e mirëmbajtjes, tani njëra korësi është e hapur për lëvizje të makinave dhe qytetarëve. Kujdesi duhet të jetë i shtuar gjatë lëvizjeve sepse mundësia për tu përsërit situata e njëjtë është e madhe” ka shkruar Lekaj.

Lekaj po ashtu tha se kompania është në detyrë dhe po bënë çdo gjë që është e mundur që të pastrohet komplet zona dhe të lirohet rruga në tërësi./TV Prizreni/

Më Shumë

LDK në Prizren uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Dega e LDK-së në Prizren ka zhvilluar një vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku...

Spërkatje kundër EHKK-së në pesë fshatra të Malishevës, publikohet orari

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se do të zhvillohet spërkatje selektive nga toka kundër Etheve Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) në fshatrat Dragobil, Pallankë,...

Lajmet e Fundit