5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Haradinaj: Është tepruar me këtë lojë të ndytë, ky është fundi i durimit tim ndaj çdokujt që tallet me mua

Ramush Haradinaj, i cili ende po qëndron në Slloveni, është lidhur direkt në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ku ka thënë se është në pritje të vendimit për tu kthyer në Kosovë dhe se autoritetet sllovene po bëjnë lojë të ndytë.

“Jam në pritje të autoriteteve të këtushme që të ma kthejnë pasaportën. Deri në atë vendim unë vazhdoj të pres. Mund të them se është tepruar me këtë lojë të ndytë”.

Ai ka thënë se Sllovenia duhet ta ndërpresë këtë lojë për shkak se durimit të tij i ka ardhur fundi.

“Ky është standard dyfytyrësie. Ata që shesin moral për politikë duhet ta dinë që boll është boll. Ka një fund për të gjithë”.

“Instanca më e lartë ndërkombëtare, Haga, i ka dhënë fund kësaj çështjeje”.

“Dhe ky është fundi i durimit tim personal ndaj çdokujt që tallet me mua. Ju bëj thirrje autoriteteve sllovene që ta ndërprejnë këtë lojë”.

I pyetur se a u bën thirrje për qetësi qytetarëve të Kosovës, ai ka thënë se nuk merret me këto punë.

“Unë nuk bëj thirrje për qetësi, sepse nuk merrem me këtë punë. Unë merrem me ata që po bëjnë lojë të ndytë’./Klan Kosova/

Më Shumë

Albulena Haxhiu: Don Kelmend Spaqi, meshtar dhe patriot që i shërbeu njerëzimit në kohët më të vështira

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mbajtur fjalë rasti në meshën kushtuar Don Kelmend Spaqi, duke e vlerësuar lart figurën...

Tingujt e Festivalit të Muzikës pushtojnë Prizrenin

Kushdo që kaloi kah qendra e Prizrenit nga mesdita e së martës e deri pasdite, veç bukurive natyrore që pa, arriti të kënaqet edhe...

Lajmet e Fundit