2.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

“Haradinaj futej në tym për ta nxjerrë Albin Kurtin nga burgu”

Dje kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj i kishte ftuar në takim kreun e LDK-së, Isa Mustafën dhe Visar Ymerin e Lëvizjes Vetëvendosje, por të dy e kishin refuzuar një takim me të.

Lidhur me këtë, anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë për Telegrafin se ftesa ka qenë krejt normale.

“Është për keqardhje se si një ftesë krejt normale e Ramush Haradinajt, për t’i takuar Mustafën e Ymerin, është shndërruar në një “casus belli” për një luftë propagandistike të këtyre të fundit. As Mustafa, as Ymeri e as Albini, ende nuk e kanë kuptuar se Ramush Haradinaj, është po a i njëjti që ata e kanë njohur gjithmonë dhe shpesh edhe e kanë admiruar”, ka thënë Nitaj.
Ai ka shtuar e Haradinaj është “po i njëjti, i sinqertë deri në dhimbje, që sa herë është nevoja i thërret në takim, i thërret për të parë nëse ka çfarë bisedohet për ‘këtë vend të mjerë’, pikërisht siç kishte bërë njëherë në mesnatë e midis tymnaje, për ta nxjerrë Albin Kurtin që mbahej ‘esir’ nga policia, apo pikërisht si në kohën e VLAN-it, që pagoi çmim të lartë, për të mos e lënë Isa Mustafën në lloç”, ka thënë ai.

Nitaj shtoi se ftesa ishte normale e një politikani normal, për një takim formal.

“Hajde këta që e kanë marrë ftesën, por tash edhe të tjerët pa ftesë hiq, kanë nisë t’i ngjiten valles së refuzimit!”, përfundoj ai.

Më Shumë

Alley Oop në Suharekë

Gara e ardhshme e Alley Oop në 3x3 do të mbahet në Suharekë. Ky event do të mbahet më 19 prill në Palestrën “13 Qershori”...

Punime në rrjetin elektrik në Restelicë të Dragashit, kufizohet qarkullimi i automjeteve

Komuna e Dragashit ka njoftuar se më 8 prill 2026 do të zhvillohen punime në rrjetin elektrik në fshatin Restelicë, në segmentin pranë tunelit. Sipas...

Lajmet e Fundit