Haradinaj kujton masakrën në Pastasellë të Rahovecit: Dora barbare nuk i kurseu as të miturit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar masakrën në Pastasel të Rahovecit që ka ndodhur 24 vjet më parë.

I pari i AAK-së ka thënë se dora barbare, nuk i kurseu as të miturit, as gratë e pleqtë, në tentim të zhbërjes së shqiptarëve, njofton Klan Kosova.

“Kujtojmë motrat e vëllezërit tanë, që u martirizuan 24 vjet më parë në Pastasellë të Rahovecit. Dora barbare, nuk i kurseu as të miturit, as gratë e pleqtë, në tentim të zhbërjes së qenies tonë. Përgjegjësit për këtë krim makabër mbesin ende të pandëshkuar!”.

“Përjetësisht të përulur para sakrificës së madhe, që kurrë nuk e harrojmë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë

Më Shumë

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Kuvendi i Prizrenit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar të enjten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, pas një debati të gjerë mes anëtarëve të kuvendit...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit