22.7 C
Prizren
E premte, 11 Korrik, 2025

Haradinaj: Myrtyqypa, s’po ju vjen marre!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë një interviste në RTK e ka kritikuar rëndë qeverinë e tanishme pasi nuk ndërmori masat e duhura gjatë ndaljes së tij në Slloveni. Ndërsa, ai nuk hezitoi të falënderoj shtetin slloven për lirimin e tij.

Ai ka sqaruar se gjatë kohës sa ishte duke u gjykuar në Gjykatën e Hagës, prokurori i kësaj gjykate kishte deklaruar se nuk ka asnjë ndërhyrje apo pengim në rastin e dëshmitarit, në “Rastin Haradinaj”.

Ndërsa, Haradinaj ka thënë se ekziston një ligj e një rregull kur lënda procedohet dhe pastaj mbyllet.

“Është një kohë, rregull kur duhet me u procesu landa dhe me u mbyll. Nuk mundet ajo të qëndrojë çdoherë. Prokurori i Gjykatës së Hagës se nuk ka asnjë rast asnjë ndërhyrje të pengimit në rastin e dëshmitarit në rastin Haradinaj”, ka thënë ai.

Haradinaj nuk hezitoi t`i quajë “myrtyqypa” ata që menduan që ndalja e tij ishte e drejtë. Pasi sqaroi për lëndën , që siç tha ai, është “bluar” në Gjykatën e Hagës, ai tha se ka dyfytyrësha, të cilët sa thonë duhet të pastrohet dikush, nuk e marrin parasysh këtë dhe sërish e endin.

Haradinaj, nuk u ndal me kaq, duke folur për Qeverinë e tanishme, koalicionin PDK-LDK, që sipas tij, kanë dy probleme, njëri është mosbesimi e tjetri mos guximi. Ai tha se mungesa e këtyre dyjave do ta fundosin vendin.

“Kjo qeveri i ka dy probleme, mosbesim se nuk besojnë ndër vete, ky mosbesim sjell mos guxim. Nuk kanë mundësi as guxim të shkojnë me rritje të pagave. Duke u fundosur kjo qeveri, e fundos edhe vendin”, tha ai.

Ai, shtoi më tej se koalicioni i tij me NISMA-n e VV-në është bërë pikërisht për të bërë ndryshime, pasi që ai e sheh që Kosova ka shumë nevojë për atë. /Indeksonline/

Më Shumë

Gjen granatë dore në oborrin e shtëpisë në Rahovec, ndërhyn policia dhe FSK

Një mjet i dyshimtë i pashpërthyer është gjetur në rrugën “Bejtullah Haxhiu” në Rahovec, gjatë punimeve me ekskavator në oborrin e një shtëpie private. Ankuesi,...

Samadraxha mbetet në terr, u dogjën kabllot e rrymës

Fshati Samadraxhë e komunës së Suharekës ka mbetur në terr. Kjo për shkak se kabllot e rrymës atje janë përfshirë nga zjarri, përcjell Klankosova.tv. Si pasojë...

Lajmet e Fundit