23.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Edhe OSBE-ja thërret për krijimin e institucioneve në Kosovë

OSCE-tryezaKëshilli i Përhershëm i OSBE’së, u ka kujtuar liderëve kosovarë se kanë kaluar pesë muaj që kur Kosova mbajti zgjedhjet e përgjithshme, më 8 qershor, e se ngërçi është duke dëmtuar qëllimin për ndërtimin e një Kosove paqësore, demokratike, të suksesshme ekonomikisht, dhe multietnike, përcjell koha.net.

Përmes një deklarate të KP të OSBE’së thuhet se është e domosdoshme ecja përpara me zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit mes Kosovës dhe Serbisë, e lehtësuar nga BE-ja.

“Gjithë kjo punë e rëndësishme duhet të vazhdojë pa ndonjë vonesë. Seanca konstituive e Kuvendit duhet të thirret menjëherë, siç është e paraparë me Kushtetutë, e përcjellë nga formimi i shpejtë i qeverisë së re në pajtim me proceset demokratike”, thuhet në komunikatën e BE’së.

“Ne ju bëjmë thirrje të gjitha partive që të shfaqin lidership, principe demokratike, dhe të lejojnë institucionet e Kosovës që të vazhdojnë punën”, thuhet më tej aty.

BE-ja nënvizon se është e rëndësisë së veçantë vazhdimi i procesit të krijimit të institucioneve duke respektuar vlerat demokratike, përcjell koha.net. Ne gjithashtu mbesim të gatshëm për të ndihmuar institucionet e Kosovës në tentimet e tyre për të tejkaluar krizën e tanishëm politike.

Më Shumë

Arrestohet burri në Malishevë për dhunë në familje, policia i gjen edhe një armë

Një grua ka raportuar në polici se është rrahur nga bashkëshorti i saj mëngjesin e 1 majit. Rasti është raportuar se ka ndodhur në Malishevë...

1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

1 Maji njihet në mbarë botën si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, një datë që simbolizon luftën e punëtorëve për të drejta, liri dhe kushte...

Lajmet e Fundit