Haradinaj – Qeverisë: Hapni gastronominë dhe sallat e mëdha

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Qeveria që të lejojnë hapjen e gastronomisë dhe sallave të mëdha, si dhe të hiqet ora policore.

Këtë kërkesë ai e shtroi gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku mes tjerash u shpreh që duhet të ndalet menjëherë, siç tha, presioni ndaj bizneseve dhe gjobat ndaj qytetarëve në këtë kohë pandemie.

“Të fokusoheni te sigurimi i vaksinave, vaksina të sigurta e jo me origjinë të dyshimtë dhe pa vonesë. Bëni kujdes që të siguroni ilaçet falas për pacientët me COVID-19”.

“Vazhdoni siguroni pako financiare për të prekurit nga kriza ekonomike, të keni një plan të vazhdueshëm me pako financiare, dhe plan të vazhdueshëm për lehtësira fiskale dhe nxitje për biznese dhe për hapjen e vendeve të reja të punës”.

“Ndalni menjëherë presionet ndaj bizneseve dhe gjobat ndaj qytetareve, nuk është praktikë e duhur ndëshkimi financiar në kohë pandemie. Merrni kredi të buta dhe mos lejoni zbritjen e pagave e pensioneve, ashtu si vepruat së fundmi me zbritjen e shtesave për pensionistët”.

“Pandemia po vazhdon, shtesat duhet të vazhdojnë”.

“Hapni gastronominë, lejoni sallat e mëdha, hapni sallat por me masa mbrojtëse. Hiqni orën policore, ajo ua vështirëson jetën njerëzve”, u shpreh Haradinaj.

Më Shumë

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Lajmet e Fundit