Haradinaj s’e merr seriozisht kërcënimin e Sheshelit

DautHaradinaj-AKKKërcënimet e Sheshelit se do që të kthehet në Kosovë, nëse është nevoja edhe me luftë, nuk kanë si të mos na bëjnë buzagaz. Kështu ka shkruar në rrjetin social facebook Daut Haradinaj i AAK-së.

Ai ka shkruar se kohëve të fundit nga Beogradi po vijnë “selame” të ashpra kundër vendit tonë nga njerëz të cilët e humbën luftën në Kosovë.

“Kërcënimet e Sheshelit se donë të kthehet në Kosovë – nëse është nevoja edhe me luftë, nuk kanë si të mos na bëjnë buzagaz! Atij krejt çfarë mund t’i themi nga Republika e pavarur e Kosovës është: fundjetë të këndshme – e mos shih ëndrra!”, ka shkruar ai.

Më Shumë

Hajdari: Mbi 20 milionë euro investime në Spitalin e Prizrenit

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, ka bërë të ditur se ky institucion shëndetësor po kalon...

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Një aksident trafiku është regjistruar sot në rrugën “Gani Saramati” në Prizren, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, duke rezultuar me lëndimin...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit