Haradinaj s’përjashton mundësinë e prishjes së koalicionit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse vazhdojnë mospajtimet mes taksës në ditët në vazhdim mund të ketë edhe prishje të koalicionit, raporton Ekonomia Online.

Ai edhe njëherë ka përsëritur se taksa nuk do të hiqet dhe është vendim sovran i Qeverisë së Kosovës.

Haradinaj la të hapur mundësinë që në ditët në vazhdim mund të ketë prishje të koalicionit.

“Ne jemi në procese reale politike, gjitha janë të mundshme në javët dhe ditët që vijnë , e para është të kryen disa gjëra të rëndësishme si buxheti, nëse pospajtimevt vazhdojnë mund të rezultojnë me vendime tjera”, tha Haradinaj.

Ai ka thënë se qëndron pas qëndrimit të tij, se nuk do të lejojë një marrëveshje me Serbinë ku preken territoret dhe ku parashihet formimi i ASK-së me kompetenca ekzekutive.

“Kosova me mbet në këmbë, nuk ka rëndësi kush rrëzohet e qohet. Unë jam për një marrëveshje me Serbinë pa u prek territoret dhe pa Zajednicës, do ta jap ndihmën maksimale”, tha Haradinaj,

FJ

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit