15.3 C
Prizren
E diel, 11 Maj, 2025

Haradinaj viziton Mamushën, thotë se kjo komunë është urë lidhëse mes Kosovës dhe Turqisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me Ministrin e MKRS-së, Kujtim Gashi dhe Ministrin e Administratës publike, Mahir Yagcilar, kanë vizituar komunën e Mamushës, komunë kjo e cila përbëhet shumica prej qytetarëve turk, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Haradinaj gjatë kësaj vizite në komunën e Mamushës ka thënë se ka ardhur në këtë komunë për të mësuar kërkesat e qytetarëve dhe nevojat e tyre dhe si Qeveri t’i dalin në ndihmë.

“Mamusha është komunë simbolike sepse është rurale, bujqësore ku jeton një komunitet autokton. Është shembull i mirë i njerëzve punëtor, njerëzve të mirë, të dashur dhe të respektueshëm, që vërtetë e kanë respektin e gjithë popullit të Kosovës.”, tha ai.

Kryeministri i vendit, komunën e Mamushës e cilësoi si një urë lidhëse mes Kosovës dhe Turqisë.

“Është edhe urë lidhëse të popullit të Kosovës dhe atë turk.  Jam këtu me mësu kërkesat dhe nevojat e detyrat që na dalin ne si Qeveri në të ardhmen. Kjo komunë është e vogël që të ardhurat i ka 2 milionë. Jam i bindur se së bashku do mund të ecim drejt zhvillimit të Mamushës dhe drejt zhvillimit të Kosovës.  Iu siguroj se Qeveria është e juaja ashtu siç jeni ju të Kosovës”, tha Haradinaj, raporton EO.

Ministri i Administratës publike Mahir Yagcilar, tha se Mamusha ka treguar suksesin e saj si komunë e themeluar para 10 vjetëve, sukses ky i cili sipas Yagcilar është i tërë Kosovës.

“Kryeministër mirë se keni ardhë në Mamushë, një qytet që është shumica prej komunitetit turk, ju jeni në një mënyrë krijues i kësaj komune kështu që mirë se keni ardhë në komunën që e keni krijuar ju para 10 vitesh. Besoj që gjatë këtyre 10 viteve Mamusha ka treguar suksesin e vet dhe është suksesi i Kosovës”, tha ai.

Kryeministri Haradinaj pati takim edhe me kryetarin e kësaj Komune, Abdylhadi Krasniq.

Më Shumë

Michael Myers JR, MVP i ndeshjes Trepça-Bashkimi

Ndjekësit në rrjetet sociale të Federatës së Basketbollit të Kosovës kanë votuar Michael Myers, MVP i ndeshjes Trepça-Bashkimi. Sipas FBK-së, basketbollisti i Trepçës ndaj prizrenasve...

Mbërritja e Nolit më 10 maj 1906 në SHBA, një pikë kthese në historinë e çështjes shqiptare jashtë atdheut

Nga Albert Vataj Në kalendarin historik të shqiptarëve në mërgim, ka data që nuk janë thjesht ngjarje, por kryqëzime të fatit me qëllimin. 10 maji...

Lajmet e Fundit