8.7 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Haradinaj zotohet se liberalizimi i vizave do të ndodhë para vitit të ri

Kryeministri Ramush Haradinaj është zotuar se kosovarët do të mund të lëvizin pa viza para fundit të këtij viti.

Përderisa kanë mbetur edhe 13 ditë deri në përfundim të vitit, Haradinaj është shprehur i bindur që Kosovës do t’i jepet liberalizimi i vizave.

“Ne tani kemi dy kërkesa për BE-në e kemi normalizimi i dialogut dhe liberalizimi i vizave, këto dyja janë në proces kjo nuk ndërlidhet me taksën kjo është e ndarë. Besoj se do ta marrim liberalizimin, jo shumë larg, para viti të ri, por kjo nuk ndërlidhet me taksën”, tha Haradinaj, raporton Kallxo.com.

Në anën tjetër, nga vetë zyrtarët e BE-së ka pasur deklarata se liberalizimi mund të pritet në vitin 2020.

Ai po ashtu pati kritika të ashpra ndaj ndërmjetësueses së dialogut Kosovë-Serbi, Federica Mogherini, pasi sipas tij ajo e ka rrezikuar dialogun.

Haradinaj: Taksa 100% nuk hiqet pavarësisht kush është kryeministër i Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se taksa ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, nuk do të hiqet deri në njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Të martën, pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj tha se ky qëndrim do të mbetet i pandryshuar pavarësisht se kush është kryeministër apo ministër i Tregtisë.

“Tarifa nuk do të hiqet, ai vendim do të konsolidohet si qëndrim i Kosovës pavarësisht kush është kryeministër, deri në njohjen e Kosovës ky vendim nuk ndryshon”, tha Haradinaj, raporton REL.

Qeveria e Kosovës i ka dy kërkesa për BE-në, që sipas Haradinajt, janë normalizimi i dialogut pasi “vlerësojmë se procesi ka dalë nga kontrolli” si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

Megjithatë, Haradinaj tha se, liberalizimi i vizave nuk ndërlidhet me vendosjen e tarifës ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës.

Deklarimet e kryeministrit Haradinaj bëhen një ditë pasi Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, komisionarja për Tregti e BE-së, Cecilia Malmstrom, dhe komisionari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, përmes një letre kanë shprehur zhgënjimin e tyre për shkak të mbajtjes në fuqi të taksës 100 për qind ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Më Shumë

Nesër derbi i madh i Ligës së Parë: Vëllaznimi – Liria, për hapin drejt Superligës

Në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, nesër zhvillohet një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, derbi mes Vëllaznimit të Gjakovës dhe Lirisë...

Avdyli: Shumica në VV ishin pro Osmanit – e luta Kurtin ta propozojë për presidente, por s’më dëgjoi

Deputeti nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se brenda GUXO-s ministrja Donika Gërvalla nuk ka pasur mbështetje të qartë për Vjosa...

Lajmet e Fundit