7.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Në Malishevë rrugët janë të kalueshme


Përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës, të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Malishevës, janë të hapura, përfshi edhe rrugët në fshatrat më të thella malore, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Më tutje thuhet se rrugët janë pastruar gjatë gjithë natës së mbrëmshme dhe sot gjatë ditës, edhe pse reshjet e borës, sidomos në viset malore, janë të vazhdueshme.

Sipas Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Malishevës, rrugët janë të kalueshme në të gjitha vendbanimet, përkundër temperaturave të ulëta dhe reshjeve të vazhdueshme të borës. Kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, dhe zyrtarët komunal, në vazhdimësi janë në terren, duke i mbikëqyrë rrugët.

Po ashtu edhe në viset malore, apo në fshatrat e thella, si në fshatrat që shtrihen përgjatë maleve të Berishës, dhe në fshatin Gollubovc, si fshati më i largët, rrugët janë hapur dhe janë duke u mirëmbajtur në vazhdimësi.

Më Shumë

Ministria pezullon aktivitetet në Kalanë e Prizrenit, disa zona shpallen të rrezikshme

Ministria e Kulturës dhe Turizmit bën të ditur se, disa zona të monumentit Kalaja e Prizrenit do të mbyllen përkohësisht për vizitorët, për shkak...

Rikthehet te fitoret Drini i Bardhë, triumfon në Deçan

Drini i Bardhë ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Deçani me rezultat 1:2, në kuadër të Ligës së Dytë. Të dy golat...

Lajmet e Fundit