3 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Haraqija: Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi e kanë themeluar Vetëvendosjen

Astrit HaraqijaAstrit Haraqija thotë se kryetari siç e quan ai “në detyrë” i LDK’së, Isa Mustafa, kurrë nuk mund të bëhet një lider si Ibrahim Rugova. Ai ka thënë se në situatën e fundit, fitimtar është Thaçi i cili ka “luajtur një lojë” me të gjitha partitë. Por ai thotë se Vetëvendosjen e ka themeluar Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

“Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi e kanë themeluar Vetëvendosjen e Albin Kurtit. Kjo do të kuptohet.

“Udhëheja e LDK’së, ka dashtë që për teke të z. Mustafa që ka dashur të jetë diku, e kanë prishur një kontratë. LDK e presidentit Rugova ka qenë të ndërtojë shtet dhe institucione. Nuk mund të bëhet lider Isa Mustafa si Ibrahim Rugova sepse kojpa është dështim”, ka thënë Haraqija.

“Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi e kanë themeluar Vetëvendosjen e Albin Kurtit. Kjo do të kuptohet.
Haraqija: Sali Berisha nuk lejoi që autostrada “Ibrahim Rugova” të njihej me këtë emër deri në Tiranë

Haraqija ka thënë se ai ka kërkuar që autostrada “Ibrahim Rugova” të quhej me këtë emër deri në Tiranë, por këtë nuk e ka lejuar Sali Berisha.

“Kam kërkuar që komplet autostrada të thirret autostrada “Ibrahim Rugova”.Z. Berisha nuk ka lejuar që autostrada të quhet “Ibrahim Rugova” deri në Tiranë”, ka thënë ai.

Haraqija në emisionin “Interaktiv” të KTV’sëm ka folur edhe për rastin e Ukë Rugovës, duke thënë se ai nuk e ka emëruar ambasadorin italian në Kosovë dhe se në shtëpinë e tij nuk është gjetur asnjë pasaportë e dikujt të huaj.

“Ukë Rugova akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ukë Rugova nuk e ka emëru ambasadorin italian në Kosovë. Ukë Rugovës nuk iu kanë zënë pasaporta të dikujt në shtëpi”, ka thënë Haraqija.

Astrit Haraqija ‘dekoron’ gazetarin Xhemajl Rexha

Astrit Haraqija ka dekoruar gazetarin Xhemajl Rexha, për kontributin në gazetarinë kosovare.

Në intervistën e drejtpërdrejtë në “Interaktiv” të KTV’së, Haraqija ia dhuroi Rexhës një dekoratë me vulën e Dardanisë.

“Për hirë të festës, nuk është korrupsion, deri në 100 dollarë kam pasur dëshirë ta sjellë vulën e Dardanisë, për hirë të kontributit që keni dhënë për gazetarinë kosovare”, tha Haraqija derisa ia dorëzoi Rexhës dekoratën.

Më Shumë

Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Policia, në raportin 24 orësh, ka thënë se gjatë gërmimit në Rahovec kanë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një personi të...

Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale në Prizren

Një zjarr ka përfshirë disa lokale në afërsi të stacionit të autobusëve në Prizren. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë...

Lajmet e Fundit