25.9 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Haraqija: Mustafa e Bukoshi paguan 40 milionë euro për rrëzimin e Rugovës

Astrit Haraqija e ka akuzuar rëndë Isa Mustafën, duke thënë se ai bashkë me Bujar Bukoshin, në kohën e Qeverisë në Ekzil, i kanë dhënë 40 milionë euro Lëvizjes për Bashkim për ta rrëzuar figurën e Ibrahim Rugovës si lider.
Ai ka sqaruar se bëhet fjalë për Fondin e 3 përqindëshit dhe ka pohuar se dokumentet do t’i bëjë publike brenda tri ditëve.

Këto komente, ai i ka bërë në emisionin “Rrokum Rroll”, me Fidan Jupollin, të Rrokum TV.

Haraqija, më tutje është shprehur i bindur se SHIK-u po e ndihmon Isa Mustafën.

Ai, po ashtu, ka deklaruar se në LDK nuk ka më frymë rugoviane, por frymë të Isa Mustafes – frymë komuniste.

Haraqija është i bindur se në Gjakovë, edhe nëse vetë Isa Mustafa do të kandidonte, do ta mposhte.

Sipas tij, Isa Mustafa i ka kthyer tri humbjet e tij në fitore.

“Vetëm serbët bëjnë kështu”, tha ai.

Ai ka përjashtuar Isa Mustafen nga mundësia që të rizgjedhet Kryetar i LDK-së pas këtyre zgjedhjeve. Sipas tij, drejtimin e LDK-së mund ta marrë edhe Sabri Hamiti, Agim Veliu ose Lutfi Haziri, por jo Isa Mustafa.

Mustafa, sipas tij, po bën shantazh dhe presion ndaj anëtarësisë dhe degëve të partisë për t’i fituar zgjedhjet për Kryetar të LDK-së.

Po ashtu, ka akuzuar Kryeministri Mustafën po bashkëpunon me Hashim Thaçin për t’i marrë kompetencat e komunave, me qëllim të centralizimit të tenderëve. /Tv Rrokum/

Më Shumë

Kosova shënon Ditën e Çlirimit

26 vjet më parë, trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë pas bombardimeve kundër caqeve ushtarake e policore serbe në Kosovë dhe Serbi. Sulmet mbi...

“Hidroregjioni Jugor” nesër nis aksion për shkyçjen e lidhjeve ilegale dhe mospagesën e faturave me asistencë të policisë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” sh.a., në bashkëpunim dhe me asistencën e Policisë së Kosovës, ka njoftuar se më 17 qershor 2025 do...

Lajmet e Fundit