Harnaaz Sandhu merr kurorën e Miss Universe

Miss India, aktorja 21-vjeçare Harnaaz Sandhu, u kurorëzua Miss Universe, sot herët në mëngjes, në një shfaqje live në qytetin bregdetar izraelit Eilat në Detin e Kuq.

Sandhu mbizotëroi ndaj 79 konkurrenteve.

Në një profil në faqen e internetit të konkursit, Harnaaz përshkruhet si “një avokate e fortë për fuqizimin e të drejtave të grave, veçanërisht të drejtat e tyre kushtetuese për arsimimin, karrierën dhe lirinë e tyre të zgjedhjes”.

Ishte konkursi i 70-të i Miss Universe.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, vetëm shikuesit me një “leje të gjelbër”, që tregon se ose ishin shëruar nga koronavirusi ose ishin vaksinuar në gjashtë muajt e fundit, mund të ishin të pranishëm në shfaqje.

Në maj, atëherë 26-vjeçarja Andrea Meza nga Meksika fitoi titullin e Miss Universe 2020, në shtetin amerikan të Floridës.

Konkursi ishte shtyrë për shkak të pandemisë Covid-19 nga viti i kaluar./ a.jor.

Më Shumë

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit