3.2 C
Prizren
E martë, 4 Mars, 2025

Has: Kroi i dhembjes dhe gjakut

Krojet në Has janë burimet më të shpeshta nëpër vendbanimet e Malësisë së Hasit, përmes së cilave nga burimi banorët e fshatrave janë furnizuar me ujë të pijshëm. Për shkak të sasisë së vogël të ujit, krojet nuk janë quajtur gurra, apo edhe me ndonjë emër tjetër. “Por, në anën tjetër, janë emëruar ose në bazë të pozicionit, vendit ku kanë buruar, e herë pas here këto kroje janë quajtur edhe në bazë të emrave të atyre personave që i kanë zbuluar, apo sadopak e kanë përgatitur këtë vendburim, në mënyrë që më lehtë të furnizohen me ujë banorët e fshatrave”, tregon Nexhat Çoçaj për gazetën “Kosova Sot”. Njëri prej tyre ka qenë vendi ku gratë, përkatësisht femrat, e kanë shfrytëzuar për t’i shprehur ndjenjat e tyre.”Krojet në Has, sikurse edhe në vendbanimet e tjera shqiptare, në të kaluarën kanë shërbyer si vend i përhapjes së njoftimeve për gjithë jetën familjare. Së këndejmi, kroi apo mbushja ujë në krua ka qenë një moment i veçantë për gratë e fshatit e në veçanti për nuset e reja”, shprehet ai, shkruan gazeta Kosova Sot.

Gratë takoheshin fshehurazi për të mësuar për familjarët

Kroi i Guruzhupit është kroi që ka një histori të veçantë. Ai është njëri ndër burimet më specifike në gjithë Malësinë e Hasit. Buron në lartësinë 376 m mbi nivelin e detit, përkatësisht disa qindra metra mbi shtratin e lumit Drini i Bardhë. Kroi i Guruzhupit deri në vitin 1958 ishte i lirë, ndërkaq nga ky vit u rregullua nga mjeshtrit vendor. Si burim është i përhershëm dhe nuk shteron në asnjë stinë të vitit, pavarësisht thatësirës që mbretëron. Reshjet dhe shkrirja e borës në pranverë ndikojnë në shtimin e sasisë së ujit, por nuk hetohet shumë, sepse burimi i këtij kroi është konstant gjatë gjithë viteve. Deri në vitet e tetëdhjeta ka shërbyer si i vetmi vendburim për furnizim me ujë të pijes për banorët e fshatrave Guruzhup dhe Pogaj, meqë ishte pikërisht në vijë të kufirit. Para ndarjes ky vendburim ka shërbyer për të gjithë banorët e Guruzhupit, meqë lagje të Guruzhupit ishin deri në vitin 1913 edhe fshati Pogaj me lagjet e tij. Nga viti 1948 e deri në vitin 1989, banorët kanë marrë ujë në këtë krua në prani të ushtrisë. Dhe, asnjëherë nuk është lejuar që banorët e të dy anëve të kufirit të marrin ujë në të njëjtën kohë. Gjatë gjithë kohës sa kanë marrë ujë, herë njëra palë e herë pala tjetër ushtria ka qëndruar në mes. Në këtë mënyrë është kontrolluar komunikimi në mes të banorëve të të njëjtit fshat të ndarë në mes me dhunë. Në këtë krua kanë ardhur edhe gra të tjera të martuara në fshatrat e tjera, me qëllim të komunikimit, përkatësisht të marrjes së ndonjë lajmi për familjet e tyre.

Historitë e dhimbshme

Çoçaj thotë se uji që ka tepruar nga ky krua ka rrjedhur lirshëm dhe është derdhur në lumin Drini i Bardhë. Sipas gojëdhënave të të moshuarve të banorëve të këtij fshati, mendohet se ky krua ka nisur të burojë pasi është shuar Gurra e Milencit, që ishte shkatërruar së bashku me një pjesë të fshatit për shkak të rrëshqitjes së ortekëve të borës. Humbja e ujit të gurrës më vonë është lajmëruar në këtë krua, por jo me sasinë e ujit që e kishte Gurra e Milencit, me ujin e së cilës furnizohej jo vetëm fshati, por edhe punoi një mulli gjatë të gjitha stinëve. Kroi i Guruzhupit vazhdon të mbetet aktiv edhe në kujtesën e banorëve, buzë kufirit, për arsye se gjatë gjithë atyre viteve, sa fshati ishte i ndarë dhunshëm në dy shtete, ky krua ishte i vetmi vend ku takoheshin dhe komunikonin banorët në mënyrë shumë specifike të komunikimit të banorëve të këtij fshati dhe fshatrave të tjera përreth.

Kroi i Gorozhupit është kroi që dikur kishte erë gjaku e erë dhembje e ndarje. Mirëpo, në vitin 1990 banorët e Gorozhupit, duke ditur faktin se mund të rrezikohen të vriten nga ushtria jugosllave, u mblodhën dhe me vetëkontribut sollën ujësjellësin që ishte shpëtim për banorët. Liman Shiqgjeqi, nga Hasi, thekson se ky krua mbetet një nga krojet më dhembje të madhe. Abdullah Tejeci kujton se ai burim ka pasur një nga historitë e dhembshme të kësaj ane. “Përmes bisedave e këngëve janë bartur të falat lajmet për lindje e vdekje që kanë ndodhur këndej e tutje kufirit”. Kurse kuvendari i kësaj ane, Haziz Hodaj, shprehet se ky krua duhet të vihet nën mbrojtje të shtetit dhe të rregullohet një park pushimi.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Qytetari nga Prizreni kuletën me 260 euro e dorëzon në polici

Një qytetar me inicialet N.L ka dorëzuar një kuletë në Stacionin Policor në Prizren të cilën e kishte gjetur në parkun e këtij qyteti.   Brenda...

Aksion i Policisë dhe Prokurorisë në Prizren, cak fajdexhinjtë

Hetimet Rajonale në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka zhvilluar sot një aksion në rajonin e Prizrenit, që kishte cak personat e dyshuar për...

Lajmet e Fundit