Hashim Thaçit i rrezikohet ëndrra presidenciale

Gjykata Speciale mund t’i prishë pazaret e koalicionit PDK-LDK

Ish-kryeministri i Kosovës mund të jetë në mesin e të akuzuarve për krime lufte

Ekspertët e sundimit të Ligjit dhe analistët politikë, theksojnë se përfshirja eventuale në listën e të akuzuarve e ish-drejtuesve të UÇK-së, pashmangshëm e obligon atë që të heqë dorë nga pretendimet për pozitën e presidentit

Njoftimet e ditëve të fundit, nga mediet vendore e ndërkombëtare, se në mesin e të akuzuarve potencialë nga Gjykata Speciale e krimeve të luftës, do të jetë edhe lideri aktual i PDK-së, tani në pozitën e zëvendëskryeministrit të Kosovës dhe ministër i Jashtëm, shihen si lajme të këqija për koalicionin PDK-LDK.

Pamundësimi eventual i kandidimit të Hashim Thaçit për president të vendit, sipas marrëveshjes mes dy partive të mëdha mund të nxisë zgjedhje të reja. Ekspertët e sundimit të Ligjit dhe analistët politikë, pa dashur të paragjykojnë rreth përbërjes finale të listës së të akuzuarve nga Gjykata Speciale, theksojnë se përfshirja eventuale në këtë listë e Thaçit, detyrimisht e obligon atë që të heqë dorë nga pretendimet për pozitën e presidentit.

Profesori i së drejtës, Mazllum Baraliu, ish-kryeshef i KQZ-së, thotë se këto raportime të medieve të ndryshme, dhe lakimi i disa emrave si të mundshëm për të akuzuar potencialë nga Gjykata Speciale, në mesin e tyre edhe të liderit të PDK-së Thaçi, mund të jenë raportime mbi bazën e indikatorëve të besueshëm që kanë këto medie, por pa përjashtuar edhe ndonjë përmbajtje spekulative./Kosova Sot/

Më Shumë

Rezultatet e para në Prizren, Vetëvendosje kryeson garën zgjedhore

Në Prizren po vazhdon numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ndërsa rezultatet e para preliminare e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje në...

Sporti bashkon popujt: Prizreni organizon turne ndërkombëtar me ekipe nga Kosova, Turqia dhe Bosnja

Prizreni nikoqir i një turneu ndërkombëtar, mbi 250 sportistë dhe delegacione nga disa vende do të marrin pjesë Nën organizimin e KFV Kalaja Master, në...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit