9.4 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Hasi, për herë të parë përfaqësohet me një deputet në Parlament

Nezir Cocaj2Hasi për herë të parë, që nga paslufta, do të përfaqësohet me një deputet në Parlamentin e Kosovës. Kandidati i PDK-së nga Hasi, Nezir Çoçaj, në zgjedhjet e 8 qershorit, ka arrit të fitojë mandatin e deputetit në Parlament. Ai në këto zgjedhje ka qenë kandidati më i votuar në Prizren.

Çoçaj ka marrë 8,408 vota, duke lënë prapa shumë figura të tjera politike. Kandidimi i tij, për herë të parë nga paslufta PDK-në e ka nxjerrë partia e parë në Has.

Kryetari i Nëndegës së PDK-së në Gjonaj, dr. Halil Cikaj thotë se kandidimi i Çoçajt për deputet ka qenë hapi më i qëlluar për PDK-në.

“Nëndega jonë ka propozuar që Çoçaj të jetë kandidat për deputet nga Hasi. Ky propozim vlerësojmë se u dëshmua se ka qenë i qëlluar”, thotë Cikaj.

Sipas tij, përfaqësimi i Hasit në Parlamentin e Kosovës, do të thotë shumë për këtë rajon. “Është hera e parë që hasjanët u përcaktuan që të votojnë dhe të dërgojnë përfaqësuesin e tyre në Parlament. Jam i sigurt së zëri i hasjanëve në këtë mandat do të dëgjohet fuqishëm në Parlament”, thotë Cikaj.

Ai tregon se hasjanët përballën me shumë probleme, të cilat asnjëherë nuk janë trajtuar në mënyrë të dinjitetshëm në Parlamentin e Kosovës.

“Besoj shumë se deputeti Çoçaj do të përfaqësojë Hasin në mënyrën më të mirë. Nuk dyshoj se Hasi tash e tutje do të shikohet ndryshe nga Parlamenti dhe institucionet tjera të Kosovës”,thotë Cikaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Brenda 24 orëve ndodhën 42 aksidente në trafik, policia shqiptoi 807 dënime

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dhjetëra aksidente trafiku, ku përveç dëmeve materiale, një numër i konsiderueshëm i rasteve kanë përfunduar...

Vajza sulmohet nga babai dhe motra në Rahovec

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Rahovec, ku një vajzë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga babai dhe motra e saj. Me...

Lajmet e Fundit