2.1 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Haskuka akuzon Gjykatën për mosprocedim të padive të Inspektoratit

Lidershipi i Komunës së Prizrenit sërish ka shprehur pakënaqësinë me efikasitetin e Gjykatës Themelore të Prizrenit në trajtimin e lëndëve të dërguara nga Inspektorati komunal. Ekzekutivi lokal ka shprehur qëndrimin se 80 për qind të këtyre rasteve nuk procedohen nga gjyqësori, gjë që sipas autoriteteve komunale shkakton problem në aspektin e zbatimit të ligjit.

Por drejtuesit e Gjykatës Themelore të Prizrenit i kanë hedhur poshtë këto pretendime, duke shprehur qëndrimin se kjo gjykatë është më efikasja në nivel vendi sa u përket padive civile. Në të njëjtën kohë kanë pohuar se menaxhmenti i Komunës së Prizrenit mund t’i paraqesë edhe drejtpërdrejt të gjitha shqetësimet në këtë drejtim, shkruan sot Koha Ditore.

Ankesa e kryetarit Mytaher Haskuka lidhur me angazhimin e Gjykatës është paraqitur në seancën e fundit të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, teksa shefi i ekzekutivit lokal u përgjigjej shqetësimeve të paraqitura nga këshilltarët opozitarë lidhur me punën e Qeverisë komunale.

Më Shumë

Shkyçje nga ujësjellësi për mospagesë – 15 raste në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" njofton se sot në Njësinë e Prizrenit janë realizuar 15 shkyçje nga rrjeti i furnizimit me ujë për...

Aksident i rëndë në dalje të Prizrenit, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në dalje të Prizrenit. Sipas informacioneve që ka siguruar Klankosova.tv ata janë dërguar...

Pa pranga

Lajmet e Fundit