11.2 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Haskuka dëgjon kërkesat e banorëve të Hasit për buxhetin e vitit 2022

Sot ka filluar seria e dëgjimeve publike për hartimin e buxhetit për vitin 2022.

Mbledhja u mbajt në fshatin Gjonaj, me banorët e rajonit të Hasit, të cilin e hapi kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Më pas drejtoresha e Ekonomisë dhe Financave, Leonora Çerreti vazhdoi me prezantimin e planifikimit të buxhetit 2022-24.

Gjatë këtij takimi të pranishëm ishin edhe drejtorët komunal, të cilët pranuan propozimet dhe kërkesat e banorëve të këtij rajoni.

Ky është dëgjimi i parë publik për hartimin e buxhetit për vitin 2022, ndërkaq javën e ardhshme do të mbahen edhe pesë dëgjime të tjera.

 

Më Shumë

Alley Oop në Suharekë

Gara e ardhshme e Alley Oop në 3x3 do të mbahet në Suharekë. Ky event do të mbahet më 19 prill në Palestrën “13 Qershori”...

Anulohet repriza e “Komedisë së Zezë” në Prizren

Teatri i Qytetit "Bekim Fehmiu" në Prizren ka njoftuar se repriza e paralajmëruar e shfaqjes “Komedia e Zezë”, e cila fillimisht ishte planifikuar të...

Lajmet e Fundit