10 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Haskuka e Bushrani vizituan projektet e realizuara në lagjen “Dardania”

Kryetari i Komunës së Prizrenit prof.dr. Mytaher Haskuka, së bashku me kandidaten për asambliste Mimoza Bushrani, vizituan dhe shikuan nga afër projektet e realizuara gjatë këtij mandati në lagjen “Dardania”.

Në fillim ata vizituan shkollën “Nazim Kokollari- Budakova”, tek e cila është ndërtuar çerdhja publike e lagjes “Dardania” dhe në këtë shkollë është duke u bërë renovimi i tërësishëm i sallës së edukatës fizike. Në infrastrukturë, është bërë shtrimi i rrugëve me kubëza betoni, me sipërfaqe 7440m2, rehabilitimi i kanalizimeve me gjatësi 698m, ndërrimi i gypave të ujësjellësit me gjatësi 120m, ndërtimi i rezervuarit të ujit dhe vendosja e pompave.

Po ashtu është duke u punuar në Shtepinë Rezidenciale për të Moshuar, e cila do të ofrojë qëndrim tërëditor për 30 të moshuar, me të gjitha kushtet e nevojshme dhe të parapara me standardet për ofrimin e shërbimeve sociale dhe do të funksionalizohet shumë shpejt.
Pastaj, ata ishin në vizitë tek Shtëpia e Komunitetit për Persona me Nevoja të Veçanta, e cila u përurua në muajin mars.

Kjo shtëpi, e ndërtuar për herë të parë në komunën e Prizrenit, tanimë ka një ambient familjar me banorët e saj, ku ofrohen shërbime të standardeve të larta dhe ka kapacitet për përkujdesjen e 14 personave për 24 orë.

Me këto projekte të realizuara në lagjen “Dardania” dhe gjithë lagjet e Prizrenit, Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe kryetari Haskuka kanë dëshmuar se janë të denjë për të qeverisur dhe për të vazhduar edhe +4 vite në shërbim të qytetarëve.

Më Shumë

Bashkimi triumfon në njërën nga ndeshjet më emocionuese këtë edicion

Në një super ndeshje, dhe njërën nga sfidat më interesante në këtë edicion, Bashkimi fitoi ndaj GO+ Pejës pas dy vazhdimeve, me shifrat 118:119...

Tentohet të digjet një restorant në Prizren, policia në kërkim të dyshuarve

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në fshatin Reçan të Prizrenit. Ngjarja ka ndodhur në...

Lajmet e Fundit