-0.9 C
Prizren
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025

Haskuka e Hajdari prezantuan avancimin digjital të shërbimeve për gjendjen civile

Sistemi i administratës komunale për shërbim të qytetarëve është funksionalizuar dhe nga sot pritjet në sportele do të jenë të organizuara sipas numrit rendor.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se kjo nënkupton marrjen e një numri në lëshuesin e tiketës, i cili mundëson pritje në radhë për shërbim në sportelet e Komunës.

“Risia tjetër është vendosja e banakut për informacion i cili që në hyrje do të orientojë qytetarët drejt grupit të duhur të sporteleve”, tha Haskuka.

“Pajisjet e këtij sistemi kanë ekzistuar në Komunë, por kurrë nuk kanë qenë të funksionalizuara. Për më tepër, ky sistem ka pasur më shumë pajisje se që ka nevojë”.

“Funksionalizimi i këtij sistemi është bërë me angazhimin e drejtorit Osman Hajdari dhe punës vullnetare të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët i falenderoj nga zemra për angazhimin, ndërsa qytetarët i uroj për shërbimet e reja komunale që tani e tutje do të kryhen më shpejtë e më lehtë”, tha ai.

Drejtori i Administratës, Osman Hajdari, tha ndërkaq se në kuadër të angazhimeve të dikasterit që ai e drejton, për racionalizimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, janë marrë masa të ndryshme, siç është ajo e sistemimit dhe menaxhimit të radhës, që ndikon drejtpërdrejt në zvogëlimin e kohës së pritjes për shërbime me dokumente.

“Janë duke u aplikuar edhe masa të tjera për menaxhim sa më të suksesshëm të punës, dhe jemi të lumtur që edhe raportet që po bëhen publike nga instanca adekuate në nivel vendi, janë shumë mbresëlënëse për shërbime efikase nga ana jonë”./PrizrenPress,com /

Më Shumë

47 konsumatorë shkyçen nga rrjeti i ujësjellësit për mospagesë në rajonin e Prizrenit

Inspektoriati i KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A – Prizren, në bashkëpunim me të gjitha njësitë operuese, ka vazhduar sot aksionin për shkyçjen nga rrjeti i...

Shaqir Totaj bën sot betimin për mandatin e dytë si kryetar i Prizrenit

Shaqir Totaj pritet të bëjë sot betimin për marrjen e mandatit të dytë në krye të Komunës së Prizrenit. Ceremonia do të zhvillohet gjatë seancës...

Lajmet e Fundit