7.1 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Haskuka e Millaku: Shteti është uzurpuar, prandaj dilni në protesta

Mjerimi në Kosovë po rritet, por veprimet dhe programet e qeverisë nuk na japin shpresë për zbutjen e varfërisë e uljen e çmimeve. Për këtë qëllim Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, përkatësisht deputeti i Kuvendit të Kosovës Mytaher Haskuka dhe asamblesitja e Kuvendit Komunal në Prizren Drita Millaku ftuan qytetarët e Prizrenit për pjesëmarrje masive në protestën kundër kapjes së shtetit që do të mbahet më datën 18 prill në Prishtinë.

“Për njerëzit e thjeshtë është bërë shumë e vështirë që të sigurohet punë, ndërsa pushteti po dëshiron t’i punësojë vetëm njerëzit e vet duke e fryrë ekzekutivin. Qytetarët më të varfër në Evropë po i paguajnë faturat më të shtrenjta të energjisë elektrike”, thanë Haskuka e Millaku.

“Drejtësia në Kosovë është uzurpuar, po ashtu televizioni publik është kthyer në zëdhënës të Qeverisë. Ndërkohë, Kosovës po i ndodh një erozion i vazhdueshëm i sovranitetit dhe integritetit territorial për shkak të qasjes së Qeverisë sonë ndaj negociatave me Serbinë e cila na e solli Asociacionin e Komunave serbe si një entitet brenda shtetit tonë”.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit se nisja nga Prizreni bëhet në mënyrë të organizuar me autobusë, të shtunën më 18 prill, në ora 11:00 nga stacioni i autobusëve në Prizren./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Liria në kërkim të pikëve të reja në Istog

Liria do të vazhdojë garën në Raiffeisen Liga e Parë me një transfertë të rëndësishme ndaj Istogut, në kuadër të javës së 26-të të...

Abrashi: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy këmbët”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, duke thënë se presidentja Vjosa...

Lajmet e Fundit