Haskuka e quan të pafytyrë Totajn

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, e ka quajtur të pafytyrë Shaqir Totajn e PDK-së.

“Për të pafytyrët, që janë duke monitoruar jetën time private, ky udhëtim ishte privat dhe nuk është shfrytëzuar asnjë cent nga buxheti komunal”, shkruan Haskuka në Facebook.

Kryetari i PDK-së,Shaqir Totaj, ka thënë në “Interaktiv” të KTV-së se Haskuka gjendet aktualisht në Antalia me stafin për pushim, derisa shumë ngjarje ndodhin në Prizren.

“Në dy muaj e fundit u është ndaluar pagesa e shpenzimeve të transportit arsimtarëve që udhëtojnë. Ka qenë e paraparë për tërë vitit, kanë qenë mjetet e ndara dhe është ndalë. Në anën tjetër në Prizren është duke punuar një kompani e cila nuk është e Prizrenit me një projekt për të cilin nuk e dimë çka po ndodhë sepse nuk ka transparencë dhe Qendra Historike e Prizrenit është shndërruar në një punishte të madhe. Kurse z. Haskuka ka shkuar në ekskursion me stafin e tij në Antalia, ai është larg ngjarjeve”, ka thënë Totaj.

Ndërkaq, Haskuka tregon arsyet pse ka shkuar në Turqi.

“Në fundjavë, bashkë me veteranët e futbollit morëm pjesë në turnirin ndërkombëtar në Antalja “Best of Masrers Cup 2021” ku nga 24 ekipet, pjesëmarrës ishin edhe dy ekipe nga Prizreni, KVF Lumbardhi dhe KFV Prizren Masters. Të dy ekipet tona fituan çmimin për “Fair Play”. Falënderoj veteranët e futbollit prizrenas që vërtetuan që Prizreni është qytet i sportit dhe i kulturës!”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe veprimtari Elbasan Xhezair Shoshaj

Ka ndërruar jetë veprimtari, mësuesi, patrioti, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëri prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së për rajonin...

Aulon Shabani rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Aulon Shabani, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe për tre vitet e ardhshme. Klubi...

Lajmet e Fundit