2.6 C
Prizren
E shtunë, 18 Janar, 2025

Haskuka i jep përkrahje Drejtorisë së Arsimit në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se nuk do ta miratojë kërkesën e opozitarëve për shkarkimin nga detyra të drejtoreshës së Arsimit.

Në të njëjtën kohë, ka theksuar se është i kënaqur me punën e saj dhe se do ta mbështesë tutje, raporton KOHA.

Me këtë rast, Haskuka ka shprehur keqardhje për fjalorin e këshilltarëve të KK-së në raport me drejtoreshën në fjalë.

me të vërtetë unë shpreh keqardhjen time personale, por edhe për gjithë qytetarët e Prizrenit për nivelin dhe për fjalorin e asamblistëve ndaj drejtoreshës dhe kërkesat e tyre të ndryshme. Unë jam shumë i kënaqur me punën e saj, dhe do ta mbështes deri në fund në punën që e bën. Është duke e bërë punën me përkushtim dhe me standarde më të larta morale”, ka thënë Haskuka.

Tutje ka shtuar se çdo institucion ka nevojë për kritikë, por se ajo duhet të jetë e bazuar në mënyrë që të jetë ndihmesë për rregullimin e gjendjes.

“Dje nëse shikojmë pikat që janë ngrit nuk ka pas asnjë çështje lidhur me faktet, por vetëm çështje personale, individuale, dhe fyerje, prandaj shpreh keqardhjen time, se Prizreni nuk e meriton asi fjalori edhe niveli që u paraqit në Asamblenë Komunale”, ka shtuar ai.

anën tjetër, drejtoresha Xhemile Thaçi-Vezgishi, ka paraqitur të martën të arriturat dhe sfidat në arsimin parauniversitar në Prizren, të radhitura sipas prioriteteve të këtij dikasteri.

“Pra prioritetet e DKA-së janë: siguria, pjesëmarrja dhe gjithëpërfshirja, cilësia, zhvillimi profesional i mësimdhënësve, aktivitetet jashtëmësimore, kultura dhe mjedisi”, ka thënë Thaçi – Vezgishi.

Kuvendarët opozitarë të hënën në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës ngritën shqetësimin për gjendjen në arsimin e Prizrenit, duke akuzuar partinë në pushtet për ndërhyrje politike dhe shkelje ligjore. Madje, disa prej tyre kërkuan edhe shkarkimin e drejtoreshës së Arsimit, sikurse edhe hetimin e shkeljeve ligjore nga organet e drejtësisë.

Më Shumë

Kandidatët e LDK-së në Prizren vizitojnë bizneset “Temaj Qeramikë” dhe “Temaj Windoor”

Në kuadër të fushatës zgjedhore, kandidatët e LDK-së për deputetë të Kuvendit të Kosovës në Prizren vizituan sot dy bizneset e suksesshme "Temaj Qeramikë"...

Kampionët mposhtin Yllin

Kampionët e nisën furishëm ndeshjen dhe qysh në çerekun e parë krijuan epërsi të lartë që ishte edhe vendimtare në këtë përballje. ‘Xehetarët’ kishin seri...

Lajmet e Fundit