Haskuka: Mos i provokoni qytetarët, do të ketë pasoja

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Prizrenit, Mytaher Haskuka nuk jep asnjë prognozë për ngjarjet që do të ndodhin nëse pas rinumërimit të votave në Prishtinë dhe Prizren, nuk dalin në favor të këtyre kandidatëve.

Haskuka në emisionin “Fakt Plus” në Tribuna Channel, tha se qytetarët nuk duhet të provokohen dhe të iu mohohet vota e lirë.

“Nuk mund të them asgjë momentalisht. Shpresoj që Gjykata Supreme do të anulojë këtë vendim. Shpresoj që nuk i provokojnë qytetarët e Kosovës, nëse ky është provokim ndaj vullnetit të votuesve cdo provokim do të ketë pasoja. Unë nuk mund them që ata që kanë punuar dhe kanë qenë për ndryshim, që kanë dalë atë ditë për të festuar në Shatërvan dhe kanë mbushë Shatërvanin, nuk do të rrinë të qetë”, tha Haskuka në Fakt Plus.

Haskuka shton se nuk ka besim as në PZAP dhe as KQZ.

Më Shumë

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit