Haskuka nuk e përjashton mundësin e bashkëqeverisjes me AAK-në

Kryetari i ri i Prizrenit, Mytaher Haskuka nuk ka përjashtuar mundësin e përfshirjes së AAK-së në Ekzekutiv.

“Nuk e përjashtoj edhe AAK-në, pasi që jemi të interesuar të kemi një qeverisje më gjithëpërfshirëse”, tha Haskuka.

“PrizrenPress” ditë më parë pati raportuar se AAK, po shihet si opsion për të bashkëqeverisur në Prizren.

Ky subjekt politik, mund të bëhet pjesë e qeverisës së Haskukës, nëse LDK-ja nuk garanton stabilitet të numrave në Kuvend.

Burimet e “PrizrenPress”-it, bëjnë të ditur se AAK-ja, po shihet si opizion për shkak përçarjeve të mëdha me emra të LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren, në zgjedhjet e balotazhit, heshturazi ka mbështetur kandidatin e VV-së, Mytaher Haskuka, për kryetar të Prizrenit.

AAK-ja në Prizren, në zgjedhjet e balotazhit, ka mbështetur kandidatin e PDK-së, Shaqir Totajn, për kryetar të Prizrenit.

Ky subjekt politik përfaqësohet me 4 kuvendarë në Kuvend./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se afati për aplikim për 100 eurot që i shpërndau qeveria është i hapur edhe...

RrOK kritikon Komunën e Prizrenit për subvencionet kulturore për vitin 2026

Rrjeti i Organizatave të Kulturës (RrOK) ka reaguar në Facebook, duke shprehur shqetësim të thellë ndaj Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën...

Lajmet e Fundit