24.9 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025

Haskuka: Numri 54 i të infektuarve me COVID-19 në Prizren, është i madh

Në 54 ka arritur numri total i të infektuarve me COVID-19, në Prizren.

Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, konfirmon se vetëm sot janë 8 raste të reja me këtë virus.

Postimi i Haskukës:

Raste pozitive me COVID-19 në Prizren fatkeqësisht rezultuan edhe sot.
Prej 45 testimeve të bëra gjithsej nga rastet e dyshuara (38 mostra nga Prizreni, 5 nga të karantinuarit në konvikte dhe 2 nga klinika infektive), kanë rezultuar pozitivisht edhe 8 raste të tjera, nga të cilat 7 janë prej mostrave të marra në Prizren dhe një prej mostrave nga klinika infektive.

Me këtë, numri total i rasteve të konfirmuara në Prizren është bërë 54, që në fakt është një numër mjaft i madh dhe për këtë duhet të kemi shqetësim që të gjithë, dhe ky numër mund të rritet akoma më shumë pas gjurmimeve të të afërve të personave të infektuar.

Ju lutem të kemi kujdes! Virusi mund të jetë kudo!

Luftën ndaj virusit mund ta fitojmë vetëm duke qëndruar sa më shumë në shtëpi, duke ruajtur distancën dhe duke mbajtur higjienën personale.

Mbroni veten dhe familjen tuaj!

Më Shumë

Dështon edhe përpjekja e 39-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Ka zgjatur vetëm rreth dy minuta seanca e së mërkurës në Kuvendin e Kosovës, duke prodhuar edhe një tjetër dështim në përpjekjen për konstituimin...

Elvis Rexhbeçaj do të vazhdojë rrugëtimin e tij me Augsburgun

Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj është shumë afër rinovimit të kontratës me Augsburgun. Përkundër ofertave të shumta nga Gjermania dhe disa kampionateve të tjera, Elvis...

Lajmet e Fundit