7.6 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Haskuka për Euronews Albania: Po kryejmë testime individualisht

Shtatë komuna të Kosovës nga e premtja do të jenë në zonë të kuqe, që sipas masave anti-COVID i shndërrojnë ato në gjysmë-karantinë ku vendoset edhe orë policore.

Këto janë Prishtina, Podujeva, Gjakova, Gjilani, Ferizaj, Fushë Kosova, Obiliqi dhe Shtimja.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Euronews Albania, Mytaher Haskuka, kryetari i komunës së Prizrenit tha se ky vendim i qeverisë mund të ishte marrë më herët dhe të ishte i mirëmenduar.

“Në tre-katër muajt e fundit kanë qenë shumë vendime të paplanifikuara që në një farë aspekti kanë dëmtuar ekonominë por në të njëjtën kohë nuk kanë pasur ndikim pozitiv në uljen e numrit të rasteve,” – u shpreh Haskuka teksa sqaroi se ky vendim në krahasim me vendimet e mëparshme është më i përpunuar.

Sipas tij ndarja e komunave dhe rrezikshmërisë së tyre nuk është ende shumë e qartë. Sipas statistikave të Mytaher Haskukës, Prizreni do të duhet të ishte një komunë me rrezikshmëri të ulët ndërkohë që konsiderohet me rrezikshmëri të mesme.

Kryetari i komunës së Prizrenit sqaroi se nëse vendimet e qeverisë do të merreshin pas konsultimit me kryetarët e komunave që janë më afër qytetarëve dhe bizneseve atëherë dhe rezultatet do të ishin më efektive.

“Jemi duke marrë masa edhe individuale si komunë që të mundohemi të kontrollojmë. Ne në shëndetin primar të komunës tonë prej më shumë se një muaji jemi duke bërë teste serelogjike ku po mundohemi të identifikojmë persona me COVID-19,” – përfundoi z. Haskuka.

Më Shumë

Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një 81-vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga vetura gjatë tentimit për të kaluar rrugën në magjistralen Prizren–Gjakovë përkatësisht në fshatin Piranë në...

150 pako ushqimore për familjet në nevojë në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në bashkëpunim me shoqatën humanitare “Jetimat e Ballkanit”, shpërndan sot rreth 150 pako ushqimore për familjet në...

Lajmet e Fundit