3.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Haskuka përuron tri fusha sportive në lagjen “Ortakoll”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Arhim Ajazi sot kanë bërë përurimin tri fushave sportive në lagjen “Ortakoll” .

“Sporti është zanafilla e një jete të shëndetshme, por edhe të një zhvillimi të mirëfilltë psiko-social. Andaj pa u ndalur po punojmë për krijimin e hapësirave të reja sportive për të gjithë, e në veçanti për të rinjtë dhe fëmijët tanë”.

“Sot ishim në lagjen Ortakoll, ku kemi rregulluar tri fusha sportive, një të basketbollit dhe dy të hendbollit e të futbollit. Në kuadër të këtij projekti kemi bërë riparimin e rrethojave ekzistuese dhe ngjyrosjen e tyre, rregullimin dhe vendosjen e ndriçimit, shtrimin e tartanit në të tre fushat, si dhe kemi vendosur kosha të reja të basketbollit dhe porta të reja të futbollit e të hendbollit”.

“Këtë atmosferë gjallëruese e atraktive në këto fusha me ambiente kualitative, sot e vetëshijuam me ndeshjet që luajtëm me lojtarët dhe kryesinë klubit të basketbollit “Bashkimi” dhe Shoqatën e Referëve të Futbollit”.

“Uroj që këto fusha të shfrytëzohen sa më shumë dhe të nxjerrin në pah talentin e të rinjve tanë në sport!”

Mund të jetë një imazh i 18 persona dhe njerëz në këmbë

 

Më Shumë

Prizren, përkujtohet 27-vjetori i Betejës heroike të Jeshkovës

Në përkujtim të 27-vjetorit të Betejës së Jeshkovës, zyrtarë të ekzekutivit dhe përfaqësues komunalë, së bashku me përfaqësues të organizatave të dala nga lufta...

Bashkimi fiton bindshëm në Tiranë

Bashkimi ka shënuar fitore bindëse ndaj Tiranës me rezultat 72:50, në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në kuadër të Ligës...

Lajmet e Fundit