11 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Nxënësja Ermira Karahoda nga Prizreni zë vendin e parë në nivel Republike në garën “Shkencëtari i Ri”

Sot u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve për garën “Shkencëtari i Ri”, e cila u organizua në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, nën udhëheqjen e ministres, Arbërie Nagavci.

Në këtë garë, e cila u mbajt në lëndët e shkencave natyrore dhe ku pjesëmarrës ishin tetë gjimnaze nga katër komuna, ajo e Prizrenit, Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajit, vendin e parë ka fituar nxënësja e gjimnazit “Gjon Buzuku”, Ermira Karahoda, duke u cilësuar si “Shkencëtarja e Re e vitit 2021”.

Në këtë ceremoni të ndarjes së çmimeve të pranishëm ishin edhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi dhe U.D. i drejtorit të gjimnazit “Gjon Buzuku”, Jeronim Susuri, të cilët falënderuan ministren Nagavci për mbështetjen, si dhe përgëzuan nxënësen dhe stafin e kësaj shkolle për suksesin e arritur, ku përveç vendit të parë edhe vendi i dytë në nivel Republike është fituar nga nxënësja e kësaj shkolle, Vlera Berisha, si dhe vendi i tretë në nivel komune, nga Andin Dana.

Më Shumë

Trepça dhe Bashkimi përballen sërish për titullin e kampionit – ky është orari i finaleve

Trepça dhe Bashkimi do të përballen edhe këtë edicion në finalen e madhe të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, në një rivalitet që tashmë është...

PDK nuk e merr Fatmir Limajn në listë zgjedhore, Kryesia vendos kundër

Kryesia e PDK-së ka vendosur të mos e përfshijë Fatmir Limajn në listën e tyre zgjedhore. Brenda kryesisë nuk ka pasur disponim dhe as nuk...

Lajmet e Fundit